1
Pasha qiellin me plot yje,
2
Pasha ditën e premtuar,
3
Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
4
Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
5
Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
6
Kur ata rrinin ulur rreth tij,
7
Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
8
E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
9
Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
10
Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
11
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
12
Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
13
Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14
Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
15
Është i zoti i Arshit, të madhëruar!
16
E punon atë që dëshiron.
17
A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
18
Të faraonit dhe të Thmeudit?
19
Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
20
Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!
21
Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.
22
Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).