2
T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
3
Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
4
E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
5
Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu si takoi.
6
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
7
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
8
Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
9
Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
10
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
11
Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim,
12
Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
13
Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
14
Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer.
15
Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
16
Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
17
Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
18
Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
19
Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
20
E, çka kanë ata që nuk besojnë?
21
Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
22
Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
23
E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
24
Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm.
25
Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!