Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Kıyame 1 / 40
1
Betohem në ditën e kijametit;
S.Ahmeti 75:1
2
Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
S.Ahmeti 75:2
3
A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
S.Ahmeti 75:3
4
Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
S.Ahmeti 75:4
5
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
S.Ahmeti 75:5
6
Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”
S.Ahmeti 75:6
7
E, kur të merren sytë (të parët)?
S.Ahmeti 75:7
8
E të zëhet hëna (errësohet),
S.Ahmeti 75:8
9
Dhe të bashkohet dielli e hëna.
S.Ahmeti 75:9
10
Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”
S.Ahmeti 75:10
11
Jo, nuk ka strehim!
S.Ahmeti 75:11
12
Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
S.Ahmeti 75:12
13
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
S.Ahmeti 75:13
14
Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
S.Ahmeti 75:14
15
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
S.Ahmeti 75:15
16
Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
S.Ahmeti 75:16
17
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
S.Ahmeti 75:17
18
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
S.Ahmeti 75:18
19
Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
S.Ahmeti 75:19
20
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
S.Ahmeti 75:20
21
Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
S.Ahmeti 75:21
22
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
S.Ahmeti 75:22
23
Që Zotin e tyre e shikojnë.
S.Ahmeti 75:23
24
Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
S.Ahmeti 75:24
25
Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
S.Ahmeti 75:25
26
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
S.Ahmeti 75:26
27
Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”
S.Ahmeti 75:27
28
Dhe ai bindet se ai po ndahet.
S.Ahmeti 75:28
29
E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).
S.Ahmeti 75:29
30
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
S.Ahmeti 75:30