1
Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
2
Për retë që e bartin shiun e rëndë.
3
Për anijet që lundrojnë lehtë.
4
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
5
S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
6
Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
7
Për qiellin plot rrugë.
8
Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
9
Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
10
Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
11
Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
12
E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
13
Dita kur ata digjen në zjarr.
14
Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
15
Të devotshmit janë në kopshte e burime.
16
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
17
Ata qenë të cilët pak flinin natën.
18
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
19
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
20
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
21
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
22
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
23
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
24
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
25
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”
26
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
27
Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
28
Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
29
E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
30
Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.
Sonraki 30 ayet →