Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Kaf 1 / 45
1
Kaf, pasha Kur’anin e lavdishëm (do të ringjalleni)!
S.Ahmeti 50:1
2
Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi tyre, andaj jobesimtarët thanë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme.
S.Ahmeti 50:2
3
A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!”
S.Ahmeti 50:3
4
Ne dimë se ç’pakësohet (ç’tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
S.Ahmeti 50:4
5
Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
S.Ahmeti 50:5
6
A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
S.Ahmeti 50:6
7
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
S.Ahmeti 50:7
8
(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
S.Ahmeti 50:8
9
Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.
S.Ahmeti 50:9
10
Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin.
S.Ahmeti 50:10
11
ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
S.Ahmeti 50:11
12
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
S.Ahmeti 50:12
13
Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
S.Ahmeti 50:13
14
Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan dënimin Tim.
S.Ahmeti 50:14
15
A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
S.Ahmeti 50:15
16
Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
S.Ahmeti 50:16
17
Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
S.Ahmeti 50:17
18
Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
S.Ahmeti 50:18
19
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
S.Ahmeti 50:19
20
Dje i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
S.Ahmeti 50:20
21
E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.
S.Ahmeti 50:21
22
(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e NE ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
S.Ahmeti 50:22
23
E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: “Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.
S.Ahmeti 50:23
24
Ju të dy (engjëjt) hidhinie në Xhehennem secilin mohues kryeneç.
S.Ahmeti 50:24
25
Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe.
S.Ahmeti 50:25
26
I cili All-llahut i shoqëroi Zot tjetër, pra hidhnie atë në vuajtjet më të rënda”.
S.Ahmeti 50:26
27
E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”.
S.Ahmeti 50:27
28
Ai (All-llahu) thotë: “Mos u gridni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
S.Ahmeti 50:28
29
te Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit”.
S.Ahmeti 50:29
30
(Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?”
S.Ahmeti 50:30