Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Zuhruf 1 / 89
1
Ha, Mimë.
S.Ahmeti 43:1
2
Pasha librin (Kur’anin) sqarues!
S.Ahmeti 43:2
3
S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
S.Ahmeti 43:3
4
Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
S.Ahmeti 43:4
5
A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t’ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
S.Ahmeti 43:5
6
E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
S.Ahmeti 43:6
7
Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të.
S.Ahmeti 43:7
8
Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kur’an).
S.Ahmeti 43:8
9
Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokën?” Me siguri do të thonë: “Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!”
S.Ahmeti 43:9
10
Ai që tokën e bëri djep për ju dhe u mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).
S.Ahmeti 43:10
11
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat);
S.Ahmeti 43:11
12
Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë.
S.Ahmeti 43:12
13
Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
S.Ahmeti 43:13
14
Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!”
S.Ahmeti 43:14
15
Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët.
S.Ahmeti 43:15
16
A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem?
S.Ahmeti 43:16
17
E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma.
S.Ahmeti 43:17
18
A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?
S.Ahmeti 43:18
19
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
S.Ahmeti 43:19
20
Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t’i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë”.
S.Ahmeti 43:20
21
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur’anit), e ata i përmbahen atij?
S.Ahmeti 43:21
22
Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”.
S.Ahmeti 43:22
23
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.
S.Ahmeti 43:23
24
Ai tha: “A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!”
S.Ahmeti 43:24
25
Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.
S.Ahmeti 43:25
26
(Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhroni ju,
S.Ahmeti 43:26
27
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”
S.Ahmeti 43:27
28
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.
S.Ahmeti 43:28
29
Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.
S.Ahmeti 43:29
30
Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!”
S.Ahmeti 43:30