1
Sad. Pasha Kur’anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s’ka dyshim se është mrekulli).
2
Por ata që nuk besuan janë në kryeneçsi e kundërshtim.
3
Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
4
Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.
5
A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
6
Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
7
Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
8
A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kur’anit Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
9
A mos ata i kanë depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
10
A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
11
(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
12
Përgënjedhtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Firavni i ngrehinave të mëdha.
13
(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
14
Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
15
Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
16
Ata edhe thanë: “Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!”
17
Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujtorobin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
18
Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
19
Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
20
Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
21
A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
22
Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: “Mos ke frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë”.
23
Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë! “Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!”
24
Ai (Davudi) tha: “Ai ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t’ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!” e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
25
Ne atë ia falë, atijdhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.
26
O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”.
27
Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.
28
A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë?
29
(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
30
Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
Sonraki 30 ayet →