1
Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
2
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
3
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
4
Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
5
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
6
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
7
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
8
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
9
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
10
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
11
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
12
Por ti je i habitur, e ata tallen.
13
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
14
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
15
Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.
16
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
17
A edhe të parët tanë të herëshëm?
18
thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”
19
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.
20
E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”
21
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
22
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
23
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
24
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
25
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
26
E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.
27
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
28
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).
29
Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
30
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
Sonraki 30 ayet →