2
Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3
S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
4
Je në një rrugë të drejtë.
5
(Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6
Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7
Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
8
Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
9
Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10
Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.
12
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).
13
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.
14
Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju.
15
Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
16
Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
17
Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë.
18
Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.
19
Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!”
20
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
21
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22
E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.
23
A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtjnë.
24
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”
26
Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
27
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”
28
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,
29
përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30
O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
Sonraki 30 ayet →