2
Bizantinët (rumët) u mundën,
3
në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
4
brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
5
për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
6
Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
7
Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
8
Dhe, a nk menduan ata me vetën e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
9
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!?? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këa, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, Alahu nuk ishte që t’ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
10
Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqia, ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
11
All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund te Ai do të ktheheni.
12
E ditën kur të ndodh kijameti, kriminelët heshtin.
13
Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ishin jobesimtarë.
14
Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
15
E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata d të jenë të gëzuar në një kopshtë (të Xhennetit).
16
E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
17
Atëherë, All-llahun lartësonie kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
18
Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithçka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
19
Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
20
Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
21
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
22
Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
23
Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
24
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
25
Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t’ju thërret juve me një thirrje prej tokës, ju menjëherë dilni.
26
E Tij është çka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulën.
27
Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaje përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë oër Te (sipas mendimit tuaj). Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qie tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
28
Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne u dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk keni frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortakë)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
29
Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, të cilët pa ndonjë fakt të dijes shkuan pas epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30
Përqënrohu në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, ilrguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Sonraki 30 ayet →