Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Şuara 1 / 227
1
Ta, Sinë, Mimë.
S.Ahmeti 26:1
2
Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë!
S.Ahmeti 26:2
3
A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
S.Ahmeti 26:3
4
Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.
S.Ahmeti 26:4
5
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.
S.Ahmeti 26:5
6
Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
S.Ahmeti 26:6
7
A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
S.Ahmeti 26:7
8
Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.
S.Ahmeti 26:8
9
e s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
S.Ahmeti 26:9
10
(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh te ai popull zullumqarë!”
S.Ahmeti 26:10
11
Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
S.Ahmeti 26:11
12
Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.
S.Ahmeti 26:12
13
Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
S.Ahmeti 26:13
14
Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!”
S.Ahmeti 26:14
15
Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).
S.Ahmeti 26:15
16
Shkoni dhe faraonit thoni: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
S.Ahmeti 26:16
17
T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!”
S.Ahmeti 26:17
18
Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
S.Ahmeti 26:18
19
Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).
S.Ahmeti 26:19
20
(Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
S.Ahmeti 26:20
21
Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit.
S.Ahmeti 26:21
22
Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!”
S.Ahmeti 26:22
23
(Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?”
S.Ahmeti 26:23
24
Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
S.Ahmeti 26:24
25
Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”
S.Ahmeti 26:25
26
Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”
S.Ahmeti 26:26
27
(Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”
S.Ahmeti 26:27
28
(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!”
S.Ahmeti 26:28
29
(faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”
S.Ahmeti 26:29
30
(Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”
S.Ahmeti 26:30