Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Hac 1 / 78
1
O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
S.Ahmeti 22:1
2
Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
S.Ahmeti 22:2
3
Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
S.Ahmeti 22:3
4
Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
S.Ahmeti 22:4
5
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
S.Ahmeti 22:5
6
Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
S.Ahmeti 22:6
7
Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t’i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
S.Ahmeti 22:7
8
E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos patur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
S.Ahmeti 22:8
9
Ai që shtrembron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
S.Ahmeti 22:9
10
Këtë për shkak të asaj ë bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
S.Ahmeti 22:10
11
Ka nga njerëzit që adhuron Alahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e gode ndonjë e mirë aii qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
S.Ahmeti 22:11
12
Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pambarim.
S.Ahmeti 22:12
13
Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t’i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
S.Ahmeti 22:13
14
Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t’i vejë në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S’ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
S.Ahmeti 22:14
15
Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjerën jetë, ai le të ngrehet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
S.Ahmeti 22:15
16
Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur’anin) plot me argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
S.Ahmeti 22:16
17
Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë (myslimanë) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
S.Ahmeti 22:17
18
A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej, edhe kush është në tokë, edhe në dielli, edhe kodrat, edhe bimët edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
S.Ahmeti 22:18
19
Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepën rroba prej zjarri e u hudhet uji i valë mbi kokat e tyre.
S.Ahmeti 22:19
20
Që me atë u shkrihet krejt çka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
S.Ahmeti 22:20
21
Për ata janë edhe kamgjikët e hekurtë.
S.Ahmeti 22:21
22
Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen në të përsëri (u thuhet): “Vuane dënimin me djegie!”
S.Ahmeti 22:22
23
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
S.Ahmeti 22:23
24
Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
S.Ahmeti 22:24
25
S’ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t’ua shijuar një dënim të idhët.
S.Ahmeti 22:25
26
Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
S.Ahmeti 22:26
27
Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
S.Ahmeti 22:27
28
(vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
S.Ahmeti 22:28
29
Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillën (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
S.Ahmeti 22:29
30
Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur’an) pra largohuni nga ndyesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
S.Ahmeti 22:30