Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Enbiya 1 / 112
1
Njërezve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.
S.Ahmeti 21:1
2
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur’an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
S.Ahmeti 21:2
3
Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?”
S.Ahmeti 21:3
4
Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!”
S.Ahmeti 21:4
5
Ata madje thanë: “(për Kur’anin) Ëndërra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vet e trilloi, ai është poet! Le te na e sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!”
S.Ahmeti 21:5
6
Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
S.Ahmeti 21:6
7
Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
S.Ahmeti 21:7
8
Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
S.Ahmeti 21:8
9
Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
S.Ahmeti 21:9
10
A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
S.Ahmeti 21:10
11
Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e ne vend të tyre sollëm popull tjetër.
S.Ahmeti 21:11
12
E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
S.Ahmeti 21:12
13
(atëherë atyre u thuhet) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kndër tyre).
S.Ahmeti 21:13
14
Ata thonin: “O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!”
S.Ahmeti 21:14
15
Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
S.Ahmeti 21:15
16
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
S.Ahmeti 21:16
17
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë.
S.Ahmeti 21:17
18
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
S.Ahmeti 21:18
19
Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë! E ata që janë pranë TIj (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadet) monotn.
S.Ahmeti 21:19
20
Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
S.Ahmeti 21:20
21
A mos morën ata zota prej toke që mund të ringjallin (të vdekurit)?
S.Ahmeti 21:21
22
Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allhut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit.
S.Ahmeti 21:22
23
Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
S.Ahmeti 21:23
24
A përvetësuan ata zota tjerë pos Tij? Thuaj: “Sillne argumentin tuaj? Ky (Kur’ani) është argument për këta që janë më mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështojnë.
S.Ahmeti 21:24
25
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”
S.Ahmeti 21:25
26
E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg asaj qoftë madhëria e Tij! Ja ata jnanë rob të ndershëm!
S.Ahmeti 21:26
27
Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhërin e Tij.
S.Ahmeti 21:27
28
Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm.
S.Ahmeti 21:28
29
Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është Xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
S.Ahmeti 21:29
30
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
S.Ahmeti 21:30