Ana SayfaMealler › Sherif Ahmeti
SA

Sherif Ahmeti

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti meali ile okumaya başla
Hud 1 / 123
1
Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
S.Ahmeti 11:1
2
Që te mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai qortues e përgëzues për ju.
S.Ahmeti 11:2
3
E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.
S.Ahmeti 11:3
4
Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
S.Ahmeti 11:4
5
Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
S.Ahmeti 11:5
6
Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
S.Ahmeti 11:6
7
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.
S.Ahmeti 11:7
8
Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: “çka po e pengon atë?” Le të dijnë se ditën kur t’u vijë, ai nuk zbrapët prej tyre, ata do t’i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
S.Ahmeti 11:8
9
Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.
S.Ahmeti 11:9
10
E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai do thotë: “Kaluan të këqiat prej meje!” Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.
S.Ahmeti 11:10
11
Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
S.Ahmeti 11:11
12
A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë nga ajo që t’u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: “Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?” Ti je vetëm qortues, e All-llahu për kujdeset prër çdo send.
S.Ahmeti 11:12
13
Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!”
S.Ahmeti 11:13
14
E nëse nuk përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra myslimanë?”
S.Ahmeti 11:14
15
Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë.
S.Ahmeti 11:15
16
Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
S.Ahmeti 11:16
17
A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur’anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Terati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njejtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur’anin). E kush prej tyre grupeve refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos kij dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti uyt, në të s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
S.Ahmeti 11:17
18
E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!”
S.Ahmeti 11:18
19
Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nnuk e besojnë botën tjetër.
S.Ahmeti 11:19
20
Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
S.Ahmeti 11:20
21
Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
S.Ahmeti 11:21
22
Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
S.Ahmeti 11:22
23
Ata që nuk besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të Xhennetit, në të janë përgjithmonë.
S.Ahmeti 11:23
24
Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!
S.Ahmeti 11:24
25
Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t’u thotë): Unë ju tërheq vërejtjenn haptazi.
S.Ahmeti 11:25
26
Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme.
S.Ahmeti 11:26
27
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!”
S.Ahmeti 11:27
28
(Nuhu) Tha: “O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
S.Ahmeti 11:28
29
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
S.Ahmeti 11:29
30
O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përze ata, kush do të mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
S.Ahmeti 11:30