Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Beyyine 1 / 8
1
Ata të cilët mohuan, nga pasues të librit dhe politeistët, nuk largoheshin deri kur u erdh argumenti i qartë.
F.Mehdiu 98:1
2
Një Profet nga All-llahu i cili lexon broshura të pastërta,
F.Mehdiu 98:2
3
Ku ka norma të drejta e stabile,
F.Mehdiu 98:3
4
Dhe ata të cilëve u qe dhënë Libri nuk u ndanë dei atëherë kur u erdh argumenti i qartë,
F.Mehdiu 98:4
5
Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edh të japin zeqatin, e ajo është fe stabile.
F.Mehdiu 98:5
6
Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia,
F.Mehdiu 98:6
7
Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ata janë, njëmend, krijesat më të mira.
F.Mehdiu 98:7
8
Shpërblimi i tyre, te Zoti i tyre, janë xhennete të Adënit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, ku do të mbesin të banojnë përgjithmonë. All-llahu do të jetë i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Te. Ajo është për ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet.
F.Mehdiu 98:8
Beyyine suresi tamamlandı