1
Një komunikatë nga All-llahu dhe Profeti i tij drejtuar politeistëve të cilët ju patën dhënë besën.
2
“Udhëtoni nëpër tokëkatër muaj, por ta dini se All-llahut nuk i shpëtoni dot, se All-llahu është ai që poshtëron mosbesimtarët”.
3
Edhe një lajmërim nga All-llahu dhe Profeti i tij njerëzve për ditën e haxhit të madh: “All-llahu dhe Profeti i tij me siguri nuk kanë lidhje me politeistët”. Pra nëse pendoheni, është më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën, ta dini se All-llahut s’mund ti shpëtoni. Dhe ti përgëzoi mosbesimtarët për një dënim të padurueshëm!
4
përveç atyre politeistëve me të cilët keni lidhur marrëveshje e që ata nuk i kanë nëpërkëmbur aspak, e as e kanë ndihmuar ndokend kundër jush; pra, përmbushni marrëveshjen me to në afat të paraparë. All-llahu i do, me siguri të devotshmit.
5
Kur të kalojnë muajt e shenjtë, atëherë luftoni politeistët kudo që t’i gjeni, zini rob, rrethoni dhe vëni pritë në çdo shteg! E nëse pendohen dhe e kryejnë faljen dhe japin zeqatin, lëshoniu rrugën, sepse All-llahu njëmend fal, është mëshirëplotë.
6
Nëse dikush nga politeistët të lut për mbrojtje, ti mbroje që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut, e pastaj përcielle në një vend të sigurt. Kështu duhet për shkak se ata janë një popull që nuk dinë.
7
Çfarë marrëveshje do të kenë politeistët me All-llahun dhe Profetin e tij?! Përveç atyre me të cilët jeni besatuar te tempulli i shenjtë, deri sa t’i përmbahen marrëveshjes, përmbahuni edhe ju. All-llahu, njëmend, i do të devotshmit.
8
Çfarë! Nëse ju mundin ata nuk do të përfillin as farefisni as marrëveshje! Ata ju bëjnë lajka me gojë, por zemrat e tyre ju kundërshtojnë, dhe shumica sish janë mbrapshtanë.
9
Ata i këmbejnë ajetet e All-llahut për diçka që vlen fare pak, dhe shmangen nga rruga e tij. Po shumë keq po veprojnë!
10
Nuk përfillin as farefisni as marrëveshje te besimtarët, dhe ata janë që e teprojnë,
11
Por nëse pendohen dhe kryejnë faljen dhe japin zeqatin, i keni vëllezër për nga feja. Ne, pra, ua shkoqisim argumentet njerëzve të cilët kuptojnë.
12
Por nëse thejnë besën që kanë dhënë, pas lidhjes së marrëveshjes me ta dhe fyejnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër prijsave të mosbesimit. Për ata, me të vërtetë, nuk ka betim që i frenon.
13
A nuk do të luftoni kundër njerëzve që kanë shkelur besën që e kanë dhënë vet dhe janë angazhuar ta përzënë Profetin, dhe ata të parit kanë qenë kundër jush? E ju a frikësoheni a? Më mirë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
14
Luftoni ata! All-llahu do t’i dënojë dhe do t’i poshtërojë me duartë tuaja, dhe do t’ju ndihmojë kundër atyre, dhe do t’i shërojë krahërorët e njerëzve besimtarë,
15
dhe do ta flakë brengën e zemrave të tyre, se All-llahu kujt do ia fal. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
16
A mendoni se do të liheni pas dore e All-llahu të mos i dij ata nga mesi juaj të cilët luftojnë dhe të cilët në vend të All-llahut dhe Profetit të tij edhe besimtarëve, nuk kanë marrë askë për mik të sinqertë? All-llahu është i informuar se çka punoni ju.
17
Nuk u ka mbetur politeistëve që të përkujdesen për faltoret e All-llahut, kur vetë e dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Ata janë, veprat e të cilëve do të zhduken, dhe ata do të mbesin përgjithmonë në zjarr.
18
Faltoret e All-llahut i mirëmbajnë ata të cilët besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin dhe të cilët nuk i janë trembur askujt përveç All-llahut. Ata, mbase do të jenë të përudhur në rrugë të drejtë.
19
A mendoni se ai që vetëm pse u jep ujë haxhinjve dhe kujdeset për tempullin e shenjtë, është njëlloj si ai i cili i beson All-llahut dhe botës tjetër dhe lufton për hirë të All-llahut? Ata nuk janë të barabartë te All-llahu. All-llahu nuk i përudhë njerëzit mizorë.
20
Ata të cilët besojnë dhe emigrojnë, edhe luftojnë për hirë të All-llahut me mish e me shpirt, kanë pozitë më të lartë te All-llahu, dhe ata do të arijnë sukses.
21
Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t’i dërgojë në xhenet, ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.
22
Aty do të mbesin përgjithmonë. Me të vërtetë te All-llahu ka shpërblim të madh.
23
O besimtarë, mos i simpatizoni as prindërit tuaj as vëllezërit tuaj nëse më shumë duan mosbesimin se sa besimin. Kushdo që prej jush shkon në anën e tyre, ani, veçse ata janë mëkatarë.
24
Thuaj: “Nëse baballarët tuaj dhe djemtë tuaj, dhe vëllezërit tuaj, edhe bashkëshortët e farefisi juaj, dhe ndonjë pasuri që e keni fituar, apo tregtinë për të cilën frikësoheni se do të jetë e mangët, edhe shtëpitë tuaja me të cilat kënaqeni, janë më të mirë për ju se All-llahu dhe Profeti i tij dhe se lufta për hirë të rrugës së Tij, atëherë pritni derisa të vendosë All-llahu me urdhër të vet. All-llahu nuk e përudhë popullin mbrapshtan.
25
All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, madje edhe atë ditë në Hunejn kur ju pat habitur numri i madh i juaj por ajo nuk u solli kurrfarë dobie, dhe sado që toka është e gjërë, u ngushtua, prandaj ia dhatë këmbëve.
26
Pastaj All-llahu lëshoi qetësinë e vet në Profetin dhe në besimtarët e vet dhe ju dërgoi një ushtri të cilën ju nuk e patët parë dhe dënoi ata që nuk besuan. Ai ishte shpërblimi për mosbesimtarët.
27
All-llahu pastaj ia fal kujt do, All-llahu është mëshirëplotë dhe fal.
28
O besimtarë, politeistët janë të pa pastër, prandaj le të mos i afrohen tempullit të shenjtë pas (haxhit) të këtij viti. E nëse i frikësoheni skamjes; po të dojë All-llahu ju bën të pasur nga mirësia e vet. All-llahu, me të vërtetë, është i gjithdijshëm i urtë.
29
Luftoni kundër atyre, të cilëve, u është dhënë Libri, por që nuk i besojnë All-llahut as botës tjetër, nuk e pranojnë për të ndaluar atë çka e ka ndaluar All-llahu dhe Profeti i tij dhe nuk predikojnë fenë e vërtetë, deri sa të mos japin xhizjen (lloj tatimi) me dëgjueshmëri dhe përulje.
30
Ebrejtë thonë: Uzeiri është djalë i All-llahut, kurse të krishtërët thonë, Mesihi është djalë i All-llahut. Ato janë fjalë të tyre, nga gojët e tyre, imitojnë fjalët e mosbesimtarëve të mëparshëm, - All-llahu i vraft! Sa gënjejnë!
Sonraki 30 ayet →