Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Gaşiye 1 / 26
1
A të ka ardhur ty lajmi për Ditën e Kijametit?
F.Mehdiu 88:1
2
Kur disa fytyra do të jenë të përulura,
F.Mehdiu 88:2
3
Të rraskapitura, të stërlodhura,
F.Mehdiu 88:3
4
Do të digjennë zjarr të këndellur,
F.Mehdiu 88:4
5
Do t’u jepet ujë nga burimet që vlojnë,
F.Mehdiu 88:5
6
Nuk do të kenë ushqim tjetër përveç nga therrat,
F.Mehdiu 88:6
7
Që nuk të shuan etjen as urinë.
F.Mehdiu 88:7
8
Disa fytyra at ditë do të jenë të gëzuara,
F.Mehdiu 88:8
9
Të kënaqura për shpërblimin e punës së vet.
F.Mehdiu 88:9
10
Në xhenet të shkallës së lartë,
F.Mehdiu 88:10
11
Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota.
F.Mehdiu 88:11
12
Aty ka burim që rrjedh pa ndal,
F.Mehdiu 88:12
13
Aty ka edhe shtretër të vendosur lart,
F.Mehdiu 88:13
14
Edhe gota të vendosura,
F.Mehdiu 88:14
15
E nënkresë të renduar,
F.Mehdiu 88:15
16
Edhe qilima të shtruar.
F.Mehdiu 88:16
17
A nuk i shikojnë devet si janë krijuar,
F.Mehdiu 88:17
18
Edhe qiellin – sa lartë është ngritur,
F.Mehdiu 88:18
19
Edhe malet – si janë venduar,
F.Mehdiu 88:19
20
Edhe tokën si është zgjeruar?
F.Mehdiu 88:20
21
Ti këshillo – ti je vetëm këshillues,
F.Mehdiu 88:21
22
Ti nuk je ndaj atyre detyrues,
F.Mehdiu 88:22
23
Por kush kthen shpinën dhe mohon,
F.Mehdiu 88:23
24
All-llahu atë me mundimin më të madh e mundon.
F.Mehdiu 88:24
25
Me siguri kthimin tek ne e kanë,
F.Mehdiu 88:25
26
Dhe para nesh, pa dyshim, llogari për të dhënë kanë!
F.Mehdiu 88:26
Gaşiye suresi tamamlandı