1
Lartëso emrin e Zotit tënd të lartëmadhërishëm,
2
I cili krijon dhe nivelizon çdo send,
3
Dhe që cakton e udhëzon
4
Dhe i cili kultivon kullosa,
5
E pastaj i bën të thara, të nxira.
6
Ty do të mësojmë të lexosh dhe nuk do të harrosh,
7
përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai me siguri di atë që shprehin haptazi edhe çka fshehin.
8
Dhe ty do ta lehtësojmë çdo gjë,
9
Prandaj ti këshillo se këshilla bën dobi!
10
Do t’i bëjë dobi atij që frikësohet,
11
Kurse do t’i shmanget ai më i keqi,
12
I cili do të digjet në zjarr të madh,
13
Dhe aty as do të vdes, as do të jetojë.
14
Ka shpëtuar kush është pastruar,
15
Dhe e përmend emrin e Zotit të vet dhe falet!
16
Por ju më tepër duani jetën në këtë botë,
17
Kurse ajo botë është më e mirë dhe më e qëndrueshme.
18
Këtë e keni me siguri edhe në broshurat e mëparshme,
19
Në broshurat e Ibrahimit dhe Musait.