1
Pasha qiellin me pyrgje për yje,
2
Pasha Ditën e premtuar,
3
Pasha dëshmitarin dhe çka është dëshmuar,
4
Qofshin mallkuar hapësit e hendeqeve,
5
Nxitësit e zjarrit me plot lëndë djegëse,
6
Dhe që rrijnë ulur rreth tij,
7
Dhe që janë dëshmitarë se ç’kanë bërë me besimtarët!
8
Dhe nuk i urrejnë për tjetër përveç përse i besojnë All-llahu, të fortit, të merituarit për respekt,
9
Pushtet i të cilit shtë në qiej dhe në tokë dhe All-llahu është dëshmitar për çdo send.
10
Ata të cilët maltretojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret dënim i xhehennemit dhe dënim me djegije,
11
Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i presin kopshte të xhennetit ku do të rrjedhin lumenj – ai është sukses i madh.
12
Njëmend hakmarrja e Zotit tënd është shumë e fortë.
13
Pa dyshim vetëm Ai është që e fillon dhe e rifillon,
14
Dhe fal shumë dhe ka plot dashuri.
15
Zot i gjithësisë i Lartëmadhërishëm,
16
Që punon çka dëshiron vet.
17
A të ka ardhur ty lajmi për ushtritë
18
E Faraonit dhe Themudit?
19
Por ata të cilët mohojnë – përgënjeshtrojnë.
20
Por All-llahu do t’i përthekojë nga të gjitha anët,
21
Po, ai është Kur’an madhështor,
22
Në një pllakatë të ruajtur mirë.