Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Mutaffifın 1 / 36
1
Të mjerë ata që drejtë nuk peshojnë,
F.Mehdiu 83:1
2
Të cilët kur blejnë e marrin masën e plotë prej tjerëve,
F.Mehdiu 83:2
3
Por kur u masin të tjerëve me litër e kandar ua mungojnë.
F.Mehdiu 83:3
4
A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
F.Mehdiu 83:4
5
Në një Ditë të madhe,
F.Mehdiu 83:5
6
Në ditën kur njerëzit do të ngriten me urdhër të Zotit të botërave.
F.Mehdiu 83:6
7
Gjithsesi! Libri i mëkatarëve është me siguri në sixhin.
F.Mehdiu 83:7
8
A e di ti ç’është sixhini?
F.Mehdiu 83:8
9
Një libër i shkruar!
F.Mehdiu 83:9
10
Atë ditë mjerë përgënjeshtarët,
F.Mehdiu 83:10
11
Të cilët e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit.
F.Mehdiu 83:11
12
Atë e mohon vetëm mëkatari i madh,
F.Mehdiu 83:12
13
Që kur i lexohen ajetet tona thonë: “Legjenda të popujve të lashtë”!
F.Mehdiu 83:13
14
Kurrë! Por zemrat e atyre i ka mbuluar ajo që kanë punuar,
F.Mehdiu 83:14
15
Gjithsesi ata, atë ditë, do të jenë larg mëshirës së Zotit të vet.
F.Mehdiu 83:15
16
Pastaj me siguri do t’hyjnë në xhehenem.
F.Mehdiu 83:16
17
Pastaj do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni përgënjeshtruar”.
F.Mehdiu 83:17
18
Pa dyshim libri i të mirëve është në Il-lij-jun,
F.Mehdiu 83:18
19
A e di ti ç’është Il-lij-juni?
F.Mehdiu 83:19
20
Një libër i shkruar!
F.Mehdiu 83:20
21
Që e prezentojnë të afërti (tek All-llahu),
F.Mehdiu 83:21
22
Të mirët, njëmend do të jenë në kënaqësi të xhennetit,
F.Mehdiu 83:22
23
Do të shikojnë nga divane,
F.Mehdiu 83:23
24
në fytyrat e atyre vërehet gëzimi e lumturia,
F.Mehdiu 83:24
25
Do t’u jepet të pijnë nga pije të vulosura,
F.Mehdiu 83:25
26
Vula e së cilës është misk dhe për këtë le të bëjnë gara konkurentët,
F.Mehdiu 83:26
27
Do të jetë e përzier me ujë Tesnimi,
F.Mehdiu 83:27
28
Burimesh, prej ku pijnë të afërmit.
F.Mehdiu 83:28
29
Mëkatarët, njëmend, i tallin ata që kishin besuar,
F.Mehdiu 83:29
30
Kur kalonin pranë tyre ata ia bëjnë me sy njëri-tjetrit,
F.Mehdiu 83:30