Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
İnfitar 1 / 19
1
Kur të çahet qielli,
F.Mehdiu 82:1
2
Dhe kur yjtë të derdhen,
F.Mehdiu 82:2
3
Dhe kur detet të përzihen,
F.Mehdiu 82:3
4
Dhe kur varret të rrotullohen (trazohen),
F.Mehdiu 82:4
5
Secili do ta dijë se ç’ka përgatitur dhe çka ka lënë.
F.Mehdiu 82:5
6
O njeri, ç’të mashtron dhe ç’të shmang nga Zoti yt fisnik,
F.Mehdiu 82:6
7
I cili të ka krijuar, të ka pajisur dhe të ka bërë me organe të barabarta,
F.Mehdiu 82:7
8
Të ka bërë në formën e dëshiruar.
F.Mehdiu 82:8
9
Po jo! Ju prapëseprapë e përgënjeshtroni Ditën e Kijametit,
F.Mehdiu 82:9
10
Dhe mbi ju, me siguri, vigjilojnë,
F.Mehdiu 82:10
11
Shkrues fisnikë,
F.Mehdiu 82:11
12
Të cilët dinë se çka punoni,
F.Mehdiu 82:12
13
Pa dyshim të mirët janë në xhennet,
F.Mehdiu 82:13
14
Kurse mëkatarët me siguri në xhehennem,
F.Mehdiu 82:14
15
Ku do të digjen në ditën e gjykimit,
F.Mehdiu 82:15
16
Dhe nuk do të nxirren më prej aty,
F.Mehdiu 82:16
17
Ç’send të tregon ty se çka është dita e Gjykimit,
F.Mehdiu 82:17
18
Edhe njëherë: ç’është ajo që të tregon ty se çka është Dita e Gjykimit?
F.Mehdiu 82:18
19
Dita kur askush askujt nuk do të mund t’i ndihmojë aspak, atë ditë vetëm All-llahu do të ketë pushtet.
F.Mehdiu 82:19
İnfitar suresi tamamlandı