1
Të pyesin për prenë. Thuaj: “Preja i takon All-llahut dhe profetit”, prandaj frikësohuni All-llahu dhe koordinoni çështjet tua ndër veti, dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij, nëse jeni besimtarë.
2
Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur ju lexohen ajetet e tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre.
3
Ata të cilët e kryejnë faljen dhe një pjesë të asaj që u japim ne e shpërndajnë.
4
Ata janë, pa dyshim, besimtarë të vërtetë. Ata kanë te Zoti i tyre shkallë të lartë respekti dhe falje, dhe furnizim fisnik.
5
Ashtu si të pat nxjerrë Zoti yt nga shtëpia jote, me arsye, një grup besimtarësh me siguri këtë nuk e pëlqen.
6
Kanë polemizuar me ty për të vërtetën, edhe pse e kanë pasur të qartë se do të fitojnë, disave prej tyre u është dikur sikur i shtynin në vdekje me sy në ballë.
7
Dhe kur All-llahu ju premtoi se njëra nga dy grupet është i juaji, - kurse ju më tepër dëshiruat ta keni atë grupin e pafuqishëm, - All-llahu deshi që me fjalët e veta ta vërtetojë realitetin dhe t’i shfarosë me temel mosbesimtarët,
8
Të vërtetojë realitetin dhe të zhdukë të pavërtetën, anipse mëkatarëve nuk u pëlqen.
9
Kur kërkonit ndihmë nga zoti juaj, ai u është përgjegjru: “Do t’iu dërgoj në ndihmë njëmijë engjuj që do të vijnë njëri pas tjetrit”.
10
All-llahu kështu veproi për t’iu gëzuar dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat, kurse fitorja është vetëm nga All-llahu. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë.
11
Kur iu vuri në gjumë për shkak të sigurisë tuaj dhe nga qielli ju lëshoi shiun që t’iu pastrojë me të, dhe ta largojë prej jush shqetësimin e djallit, dhe t’i forcojë zemrat tuaja, dhe me atë t’iu forcojë këmbët.
12
Kur Zoti yt u shpalli engjujve: “Unë jamë me ju, andaj inkurajoni ata që besojnë!” Unë do t’i mbush me frikë zemrat e mosbesimtarëve, andaj ju mëshoni kresë dhe gishtërinjëve.
13
Kjo është për shkak se kunëdrshtuan All-llahun dhe Profetët e tij, dhe kush kundërshton All-llahun dhe Profetin e Tij, me të vërtetë All-llahu është ndëshkimfortë.
14
Ai është dënim, shijone atë, dhe për mosbesimtarët ka dënim me zjarr.
15
O besimtarë!, kur të kacafyteni me mosbesimtarët, e ata janë shumë, mos ua ktheni atyre shpinën!
16
dhe kush ua kthen atë ditë atyre shpinën, - përveç atij i cili tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose t’i bashkohet njësitit tjetër, - ai mban hidhërimin e All-llahut dhe vendbanimi i tij është xhehennemi. Sa vend i tmerrshëm është ai.
17
Ata nuk i keni mbytur ju por i ka mbytur All-llahu; dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu për t’i sprovuar besimtarët me një sprovë të mirë nga ana e Tij. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.
18
Ajo ashtu ka qenë dhe All-llahu i dobëson kurthat e mosbesimtarëve.
19
Nëse keni kërkuar fitore, fitorja ju erdhi, por është më mirë për ju të hiqni dorë. Dhe nëse ktheheni, do të kthehemi edhe ne, dhe aspak nuk do t’iu ndihmojë çeta juaj, sado që të jetë e madhe, sepse All-llahu është pa dyshim me besimtarët.
20
O besimtarë bindjuni All-llahut dhe Profetit të tij, dhe mos hiqni dorë prej tij, psei ju po e dëgjoni.
21
Dhe mos u bëni sikur ata të cilët thonë: “Dëgjuam”, por në të vërtetë nuk dëgjonin fare.
22
Krijesa më të këqija të All-llahut janë ata që shtihen shurdhëmëmecë, e as që donë të kuptojnë.
23
Sikur të dinte All-llahu se prej atyre mund të dalë ndonjë vepër e mirë, do t’i bënte të dëgjojnë, dhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata prapë do t’ia kthenin shpinën, ata edhe ashtu rrinë shtrembër.
24
O besimtarë!, përgjigjuni All-llahut dhe Profetit kur ju fton te ajo që do t’ju ngjallë, dhe ta dini se All-llahu është ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai të gjithë do të mblidheni.
25
Dhe ruajuni shpifjes shkatërruese që nuk do t’i godasë në mënyrë të veçantë nga ju, vetëm ata që kanë bërë mëkate, dhe dine se All-llahu ka dënim të rreptë.
26
Përkujtone pra njëherë kur ishit pakicë, kur ishit të dobët në tokë, - kishit frikë mos t’ju zënë njerëzit, e Ai u mori në mbrojtje dhe me ndihmën e vet ju furnizoi me gjëra të mira, ndoshta jeni mirënjohës.
27
O besimtarë!, mos tradhtoni All-llahun dhe Profetin dhe me vetëdije të veni në dyshim besueshmërinë ndërmjet veti,
28
Dhe ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, kurse te All-llahu, te Ai ka shpërblim të madh.
29
O besimtarë!, nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i mbulojë veprat tuaja të këqia dhe do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh.
30
Dhe kur mosbesimtarët të bënin kurtha që të të lidhin ose të të vrisnin ose të të përzinin; ata bënin kurtha, por edhe All-llahu i kurthëronte, sepse All-llahu është njohës më i mirë i kurthave.
Sonraki 30 ayet →