Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Naziat 1 / 46
1
Pasha ata që me forcë rrëmbejnë,
F.Mehdiu 79:1
2
Dhe pasha ata që ngadalë pranojnë,
F.Mehdiu 79:2
3
Edhe ata që shpejt notojnë,
F.Mehdiu 79:3
4
Edhe ata që fort konkurojnë,
F.Mehdiu 79:4
5
Dhe pasha ata që të gjitha çështjet i rregullojnë,
F.Mehdiu 79:5
6
Atë ditë kur dridhja të ushtojë
F.Mehdiu 79:6
7
Edhe tjetra të pasojë
F.Mehdiu 79:7
8
Atë ditë zemrat do të jenë të shqetësuara,
F.Mehdiu 79:8
9
Shikimet të frikësuara,
F.Mehdiu 79:9
10
Thonë: “A thua, njëmend, duhet të bëhemi prapë kështu si jemi?
F.Mehdiu 79:10
11
E kur të bëhemi eshtra të kalbura?”
F.Mehdiu 79:11
12
Thonë: “E ajo është përsëritje shkatrrimtare”.
F.Mehdiu 79:12
13
Ajo do të jetë vetëm një bërtimë.
F.Mehdiu 79:13
14
Dhe ja, ata – të gjithë, do të vinë.
F.Mehdiu 79:14
15
A të ka ardhur rrëfimi për Musaun!
F.Mehdiu 79:15
16
Kur Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë Tuva.
F.Mehdiu 79:16
17
Shko te Faraoni se ai, njëmend, e ka tepruar
F.Mehdiu 79:17
18
Dhe thuaj: “A do të pastrohesh
F.Mehdiu 79:18
19
Dhe të të drejtojë te Zoti yt. Edhe t’i frikësohesh?”
F.Mehdiu 79:19
20
Dhe apstaj i tregoi mrekullinë më të madhe,
F.Mehdiu 79:20
21
Por ai përgënjeshtroi dhe nuk e dëgjoi,
F.Mehdiu 79:21
22
Pastaj ia ktheu shpinën dhe iku.
F.Mehdiu 79:22
23
I mblodhi (magjistarët), i thirri
F.Mehdiu 79:23
24
Dhe u tha: “Unë jam zoti juaj më i madhi”!
F.Mehdiu 79:24
25
Dhe All-llahu e përfshiu me dënim edhe për këtë, edhe të parat,
F.Mehdiu 79:25
26
Në këtë ka mësim për ata që frikësohet.
F.Mehdiu 79:26
27
A është më rëndë t’ju krijojë juve apo qiellin që e ka ngritur?
F.Mehdiu 79:27
28
Ngriti kupën e tij dhe e përsosi.
F.Mehdiu 79:28
29
Natën ia bëri të errët dhe nxori ditën.
F.Mehdiu 79:29
30
E pastaj e rrafshoi tokën.
F.Mehdiu 79:30