1
Për çka e pyesin ata njëri-tjetrin?
3
Për të cilin janë në kundërshtim.
4
Ani, do ta marrin vesh!
5
Dhe prapë ani, ata do ta dinë me siguri!
6
A nuk e kemi bërë tokën shtrojë,
8
Ndërsa juve ju kemi krijuar çift,
9
dhe gjumin ua kemi bërë për pushim,
10
E natën ua kemi bërë për mbulim,
11
Kurse ditën për gjallërim (fitim),
12
dhe mbi ju kemi krijuar një shtatësh të fortë.
13
Dhe e kemi bërë një kandil flakrues!
14
Dhe nga retë lëshojmë ujë të mjaftueshëm,
15
Për të rritur me të drithëra e bimë,
16
Edhe kopshte të dendura.
17
Dita e shkoqitjes, njëmend, është caktuar;
18
Dita kur do të fryhet në sur, dhe ju do të vini grupe-grupe,
19
Edhe qielli do të hapet dhe do të ketë dyer.
20
Edhe malet do të rrotullohen si në vegim
21
E xhehennemi, me siguri, do tëjetë vendstrehim.
22
Vendstrehim për kriminelët,
23
Ku do të mbesin përgjithmonë,
24
Aty nuk do të shijojnë as freskim as pije.
25
Përveç qelb e ujë të vluar,
26
Si shpërblim të merituar.
27
Ata, me të vërtetë, nuk pritnin të japin llogari.
28
Dhe argumentet tona i përgënjeshtruan kategorikisht,
29
Por ne çdo send e kemi regjistruar me shkrim.
30
Prandaj shijone! Ne nuk do t’u shtojmë tjetër përveç dënimit,
Sonraki 10 ayet →