Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
İnsan 1 / 31
1
A mos i ka kaluar njeriut ndonjë pjesë e kohës kur nuk i është shpallur kurrgjë?
F.Mehdiu 76:1
2
Ne e kemi krijuar njeriun nga përzirja e farës për ta sprovuar dhe e kemi bërë që ai të dëgjojë dhe të shohë;
F.Mehdiu 76:2
3
Ne e kemi udhëzuar njeriun në rrugë të drejtë, qoftë ai mirënjohës apo mohues.
F.Mehdiu 76:3
4
Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur pranga dhe zingjirë e zjarr të këndellur.
F.Mehdiu 76:4
5
Me të vërtetë të sinqertit do të pijnë nga gota që është e bërë prej kafuri.
F.Mehdiu 76:5
6
Nga burimi, ku do të pijnë robërit e All-llahut, të cilin do ta shpërndajmë shumë lehtë.
F.Mehdiu 76:6
7
Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen ditës, dëmi i së cilës është gjithpërfshirës,
F.Mehdiu 76:7
8
Dhe ushqejnë me bukë për hirë të Tij të varfërit, bonjakun dhe të robëruarin.
F.Mehdiu 76:8
9
“Ne ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut, nuk dëshirojmë prej jush shpërblim as falenderim.
F.Mehdiu 76:9
10
Ne frikësohemi nga zoti ynë, atë ditë kur do të ngrysen dhe të errësohen fytyrat”.
F.Mehdiu 76:10
11
Dhe ata All-llahu i ruan nga e keqja e asaj dite dhe u lëshon atyre butësi e gëzim,
F.Mehdiu 76:11
12
Dhe për atë që kanë duruar i shpërblen me xhennet e rrobe të mëndafshta,
F.Mehdiu 76:12
13
Mbështetur në kanape, ku nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë,
F.Mehdiu 76:13
14
Dhe afër kanë hijen e tyre me fryte që do t’i mbërrin me dorë.
F.Mehdiu 76:14
15
Do të jenë të shërbyer me enë të argjenta dhe gota të kristalta,
F.Mehdiu 76:15
16
Kristale nga argjendi, me madhësi sipas dëshirës,
F.Mehdiu 76:16
17
Ku do të pinë, nga gotat plot me pije me zengjebilë.
F.Mehdiu 76:17
18
Aty ka një burim që quhet selsebil
F.Mehdiu 76:18
19
Dhe do t’i shërbejë rini e përjetshme që kur e shikon, mendon se janë xhevahirë të derdhur.
F.Mehdiu 76:19
20
Dhe kur të shikosh atje, do të shohësh dhunti e mbretëri të mëdha,
F.Mehdiu 76:20
21
Mbuluar me rrobe nga mëndafshi i hollë, i gjelbërt, dhe nga mëndafshi i rëndë, stolisurme rrathë të argjendët, dhe Zoti i tyre do t’ju japë të pijnë pije të pastër.
F.Mehdiu 76:21
22
“Ky është, me të vërtetë, shpërblim i juaj. Mundi juaj është për mirënjohje!”
F.Mehdiu 76:22
23
Ne ty, kohë pas kohe, ta shpallim Kur’anin.
F.Mehdiu 76:23
24
Prandaj qëndro deri në gjykimin e Zotit tënd dhe mos përfill as mëkatarin e as mosbesimtarët!
F.Mehdiu 76:24
25
Dhe përmende emrin e Zotit tënd në agim dhe pas dreke,
F.Mehdiu 76:25
26
Dhe në një kohë të natës bëni sexhde për Atë dhe lartësoje tërë natën.
F.Mehdiu 76:26
27
Kurse, ja, ata e duan jetën e kësaj bote dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
F.Mehdiu 76:27
28
Ata ne i kemi krijuar dhe e kemi forcuar lidhjen e tyre, nëse duam i zëvendësojmë me tjerë të ngjashëm si ata.
F.Mehdiu 76:28
29
Ky është mësim, andaj kush do merr të mbajë rrugën e mbarë që çon te Zoti i tij,
F.Mehdiu 76:29
30
Dhe ju nuk doni tjetër përveçse çka do All-llahu. All-llahu njëmend është shumë i dijshëm e i urtë;
F.Mehdiu 76:30