Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Müddessir 1 / 56
1
O i mbuluar!
F.Mehdiu 74:1
2
Ngritu dhe qorto (thirr)!
F.Mehdiu 74:2
3
dhe Zotin tënd madhëro!
F.Mehdiu 74:3
4
Dhe rrobet tua pastro!
F.Mehdiu 74:4
5
Dhe nga të këqiat u largo!
F.Mehdiu 74:5
6
Dhe mos u kënaq as me shumë, por këshillo!
F.Mehdiu 74:6
7
Dhe për hirë të Zotit tënd duro!
F.Mehdiu 74:7
8
E kur të fryhet në sure,
F.Mehdiu 74:8
9
Ajo atëherë do të jetë ditë e rëndë
F.Mehdiu 74:9
10
Për mosbesimtarët, pa lehtësi.
F.Mehdiu 74:10
11
M’i lë mua dhe atë që i kam krijuar vetë
F.Mehdiu 74:11
12
Dhe i kam dhënë pasuri të madhe,
F.Mehdiu 74:12
13
Edhe djem që janë me ta,
F.Mehdiu 74:13
14
Edhe shumë të mira kam dhuruar;
F.Mehdiu 74:14
15
Pastaj lakmon t’ia shtojë edhe më tepër,
F.Mehdiu 74:15
16
Kurrsesi! Ai, me të vërtetë, u kundëdrvihet fakteve tona.
F.Mehdiu 74:16
17
Do ta ngarkoj shumë rëndë,
F.Mehdiu 74:17
18
Sepse ai ka menduar dhe planifikuar,
F.Mehdiu 74:18
19
Qoftë i mallkuar si e ka planifikuar!
F.Mehdiu 74:19
20
Prapë qoftë i mallkuar si e ka planifikuar!
F.Mehdiu 74:20
21
Pastaj ka shikuar,
F.Mehdiu 74:21
22
E mandej u ngrys e u mrrol,
F.Mehdiu 74:22
23
E pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi
F.Mehdiu 74:23
24
Dhe tha: “Kjo nuk është kurrgjë përveç një magji q transmetohet,
F.Mehdiu 74:24
25
Këto janë vetëm fjalë njeriu”.
F.Mehdiu 74:25
26
Atë do ta hudhë në Sekar,
F.Mehdiu 74:26
27
A e di ç’është Sekar?
F.Mehdiu 74:27
28
Aio asgjë nuk kursen,
F.Mehdiu 74:28
29
Lëkurët njerëzve ua nxinë,
F.Mehdiu 74:29
30
Mbi të vigjëlon nëntëmbëdhjetë,
F.Mehdiu 74:30