Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Müzzemmil 1 / 20
1
O i mbështjellur!
F.Mehdiu 73:1
2
Ngritu natën, përveç një pjese të vogël,
F.Mehdiu 73:2
3
Gjysmës e saj ose diçka më pak se kjo;
F.Mehdiu 73:3
4
Ose, pak më shumë se ajo, dhe Kur’anin shqiptoje qartë e me kujdes!
F.Mehdiu 73:4
5
Ne do të dërgojmë, njëmend, fjalë të rënda.
F.Mehdiu 73:5
6
Qetësia e natës, me siguri, është më efektive dhe më qartë theksohet.
F.Mehdiu 73:6
7
Ti, njëmend, ditën ke shumë angazhime,
F.Mehdiu 73:7
8
Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht!
F.Mehdiu 73:8
9
Është Zot i lindjes dhe i perëndimt. Nuk ka Zot përveç Atij, dhe vetëm tek Ai kij mbështetje!
F.Mehdiu 73:9
10
Duro atë çka thonë dhe largohu në mënyrë të denjë!
F.Mehdiu 73:10
11
Më lë mua edhe ata që të shtyjnë në gënjeshtra, të pasurit, dhe jepu pak afat.
F.Mehdiu 73:11
12
Me të vërtetë tek Ne do të ketë zjarr dhe vargoj,
F.Mehdiu 73:12
13
Dhe ushqimqë të mbetet në fyt, dhe dënim të dhembshëm.
F.Mehdiu 73:13
14
Atë ditë kur toka dhe malet të dridhen, e malet të shndërrohen në kodrina rëre,
F.Mehdiu 73:14
15
ne ju kemi dërguar, njëmend, një Profet si dëshmitar kundër jush, mu ashtu siç patëm dërguar Profet edhe Faraonit.
F.Mehdiu 73:15
16
Por Faraoni nuk dëgjoi Profetin, andaj e përfshimë me dënim të rëndë.
F.Mehdiu 73:16
17
Po si do të ruheni nëse mohoni ditën e cila fëmijët do t’i bëjë pleq të thinjur.
F.Mehdiu 73:17
18
Atë ditë qielli do të copëtohet e premtimi i Tij do të realizohet.
F.Mehdiu 73:18
19
Kjo është, me të vërtetë, mësim dhe kush do e zgjedh rrugën kah Zoti i vet.
F.Mehdiu 73:19
20
Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e asaj, si edhe një grup prej tyre që janë me ty. All-llahu cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju atë nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni atë që është e lehtë. Ai e di se në mesin tuaj do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që të udhëtojnë nëpër botë dhe do të kërkojnë dhuntitë e All-llahut, dhe të tjerë që do të luftojnë në rrugë të Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani çka u vjen më lehtë edhe faljen kryene, edhe lëmoshë jipni dhe All-llahut me gjithë zemër jipni hua! Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh. Por lutne All-llahun t’ua falë se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
F.Mehdiu 73:20
Müzzemmil suresi tamamlandı