Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Cin 1 / 28
1
Thuaj: Mua më është shpallur se disa xhindë kanë dëgjuar dhe kanë thënë: - Ne me të vërtetë kei dëgjuar një Kur’an fantastik,
F.Mehdiu 72:1
2
Që udhëzon në rrugë të drejtë, andaj ne i besuam dhe më Zotit tonë nuk do t’i bëjmë shok askë,
F.Mehdiu 72:2
3
Kurse Ai –qoftë lartësuar madhëri e Zotit tonë! – nuk ka marrë për vete as shoqe as fëmijë;
F.Mehdiu 72:3
4
Por një i çmendur yni fliste gënjeshtra ndaj All-llahut,
F.Mehdiu 72:4
5
Kurse ne kemi menduar se as njeriu e as xhindi nuk do të flasë gënjeshtra për All-llahun,
F.Mehdiu 72:5
6
Dhe se ka pasur njerëz, të cilët kanë kërkuar mbrojtje prej exhinëve tek njerëzit, dhe ashtu ua kanë shtuar tërbimin.
F.Mehdiu 72:6
7
Dhe ata kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu askë nuk do ta ngjallë.
F.Mehdiu 72:7
8
dhe ne jemi përpjekur të prekim qiellin, por atë e kemi gjetur përplotë me rojtarë të fortë dhe yjë sulmues – meteorë.
F.Mehdiu 72:8
9
Dhe kemi ndejtur aty, në vendvështrim (vështrimore), dhe kush dëgjon tani, do të hasë në pritën e meteorit.
F.Mehdiu 72:9
10
Dhe en nuk dimë, a u dëshirohet keq atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron t’i drejtojë?
F.Mehdiu 72:10
11
Dhe me siguri në mesin tonë ka të mirë, por ka edhe të tjerë që nuk janë kështu, kemi qenë drejtimesh të ndryshme.
F.Mehdiu 72:11
12
Dhe ne e dimë se nuk mund ta pengojmë All-llahun në tokë dhe as do ta pengojmë më të ikur.
F.Mehdiu 72:12
13
Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, dhe kush i beson Zotit të vet, nuk i frikësohet as dëmit as padrejtësisë.
F.Mehdiu 72:13
14
Dhe prej nesh ka muslimanë, edhe të padrejtë ka, prandaj kush e përqafon islamizmin, ata kanë zgjedhur rrugën e vërtetë,
F.Mehdiu 72:14
15
Kurse të larguarit do të jenë lëndë djegëse të xhehennemit,
F.Mehdiu 72:15
16
E sikur t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’i kishim ngopur me ujë të mjaftueshëm,
F.Mehdiu 72:16
17
Për t’i vënë në sprovë, dhe kush ia kthen shpinën vërejtjes së Zotit të vet, Ai do ta shtyjë në dënim të rëndë.
F.Mehdiu 72:17
18
Me të vërtetë xhamiat janë për All-llahun, dhe mos i luteni askjt përveç All-llahut!
F.Mehdiu 72:18
19
Sepse kur robi i All-llahut u ngrit t’i lutet Atij, gati e rrëzuan (grupe exhinësh).
F.Mehdiu 72:19
20
Thuaj: “Unë i falem vetëm Zotit tim dhe atij askë nuk ia bëj shok”.
F.Mehdiu 72:20
21
Thuaj: “Unë nuk kam mundësi as për dëm as për dobi”.
F.Mehdiu 72:21
22
Thuaj: “Mua askush nuk do të më mbrojë nga All-llahu dhe nuk do të gjejë mbështetje askund përveç tek Ai”.
F.Mehdiu 72:22
23
përveç kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë.
F.Mehdiu 72:23
24
Derisa të përjetojnë atë që u premtohet, dhe do ta marrin vesh se kush është më i dobët dhe më i vogël në numër.
F.Mehdiu 72:24
25
Thuaj: “Nuk e di a do të ndodh së shpejti ajo që u premtohet apo Zoti im do ta vonojë atë”.
F.Mehdiu 72:25
26
Ai e di të padukshmen dhe fshehtësit e veta nuk ia zbulon askujt,
F.Mehdiu 72:26
27
Përveç atij me të cilin është i kënaqur nga të dërguarit. Prandaj, ai edhe përpara edhe pas tij vë rojën,
F.Mehdiu 72:27
28
Që ta dijë se kanë kumtuar traktatet e Zotit të vet. Ai e di në hollësi se çka ka tek ata; Ai e di numrin e çdo sendi që ekziston.
F.Mehdiu 72:28
Cin suresi tamamlandı