Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Nuh 1 / 28
1
Ne e kemi dërguar Nuhin te populli i vet: “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm”!
F.Mehdiu 71:1
2
“O populli im – u tha ai – unë ju tërheq vërejtjen haptazi,
F.Mehdiu 71:2
3
Adhurone All-llahun, edhe frikësohuni prej Atij, edhe më dëgjoni mua!
F.Mehdiu 71:3
4
Do t’ju falë mëkatet dhe do t’ju lërë në jetë deri në momentin e caktuar, por kur të vijë momenti i caktuar i All-llahut, ta dini se nuk ka vonim”.
F.Mehdiu 71:4
5
“O Zoti im, - tha, - unë kamë thirrur popullin tim natë e ditë,
F.Mehdiu 71:5
6
Por thirrja ime edhe më tepër i largonte,
F.Mehdiu 71:6
7
Dhe sa herë që i kam thirrur për t’i falur Ti, fusnin gishtat në vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin tepër këmbëngulës dhe mendjemëdhenj të fortë.
F.Mehdiu 71:7
8
Pastaj unë i kam thirrur haptazi,
F.Mehdiu 71:8
9
E pastaj u kam shpallur haptazi, edhe fshehurazi me të madhe,
F.Mehdiu 71:9
10
U kamë thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vërtetë, fal shumë.
F.Mehdiu 71:10
11
Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm.
F.Mehdiu 71:11
12
Dhe ua shton pasurinë e djemtë, dhe do t’ju bëjë kopshte edhe lumenj.
F.Mehdiu 71:12
13
Ç’është me ju që nuk shpresoni në fuqinë e All-llahut?
F.Mehdiu 71:13
14
Kurse Ai ju krijon shkallë-shkallë;
F.Mehdiu 71:14
15
A nuk shihni si i ka krijuar All-llahu shtatë qiej në kate
F.Mehdiu 71:15
16
Dhe në ta, hanës i ka dhënë dritë, kurse Diellin e ka bërë dritëdhënës?
F.Mehdiu 71:16
17
All-llahu ju krijon nga dheu sikur bimët,
F.Mehdiu 71:17
18
Pastaj në të ju kthen dhe pa dyshim do t’ju nxjerr përsëri.
F.Mehdiu 71:18
19
All-llahu ua ka bërë tokën të rrafshët,
F.Mehdiu 71:19
20
Që të ecni nëpër të, rrugëve të gjëra”.
F.Mehdiu 71:20
21
Nuhi tha: “O Zoti im, ata nuk më dëgjojnë dhe pasojnë atë, pasuria dhe fëmijët e të cilëve vetëm ua rrisin shkatërrimin,
F.Mehdiu 71:21
22
Dhe thurin kurtha të mëdha”,
F.Mehdiu 71:22
23
Dhe thonë: “Kurrsesi mos i lini zotërat tuaja, dhe assesi mos e lini Vedan as Suvazan; Jeguthin dhe Jukën e as Nesrën!”
F.Mehdiu 71:23
24
Dhe humbën shumë. Prandaj Ti mizorëve mos u jep tjetër send përveç humbjen.
F.Mehdiu 71:24
25
Dhe ata, për shkak të gabimeve të veta, u përmbytën dhe u hudhën në zjarrë, dhe për ata nuk do të ketë, përveç All-llahut, asnjë ndihmëtarë.
F.Mehdiu 71:25
26
Dhe Nuhi tha: “Zoti im, mos le në tokë asnjë banor nga mosbesimtarët,
F.Mehdiu 71:26
27
Sepse nëse i le ata, robërit tuaj do t’i shpiejnë në humbje dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe mosbesimtarë!
F.Mehdiu 71:27
28
Zoti im, më fal mua edhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtrët e besimtaret, ndërsa mosbesimtarëve shtojau vetëm shkatërrimin!”
F.Mehdiu 71:28
Nuh suresi tamamlandı