Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Mearic 1 / 44
1
Dikush ka pyetur për dënimin që zbatohet
F.Mehdiu 70:1
2
Ndaj mosbesimtarëve – atë s’e mbron dot kush
F.Mehdiu 70:2
3
Nga All-llahu, Zoti i qiejve,
F.Mehdiu 70:3
4
Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet,
F.Mehdiu 70:4
5
Prandaj duro si ka hije, pa ankime.
F.Mehdiu 70:5
6
Atyre u duket se është larg,
F.Mehdiu 70:6
7
Kurse Ne e shohim se është afër:
F.Mehdiu 70:7
8
Atë ditë kur qielli të bëhet si fundrrinë rrëshire,
F.Mehdiu 70:8
9
Kurse malet të bëhen si lesh i lënuar,
F.Mehdiu 70:9
10
Dhe nuk pyet miku për mik,
F.Mehdiu 70:10
11
Do t’u mundësohet të shihen. Mëkatari dëshiron që atë ditë ta kompenzojë veten (lirojë) nga dënimi i asaj dite me fëmijët e vet,
F.Mehdiu 70:11
12
Edhe me bashkëshorten e vet, dhe vëlla të vet,
F.Mehdiu 70:12
13
Edhe me familje të vet që e ka strehuar,
F.Mehdiu 70:13
14
Dhe kush është në tokë, të gjithë së bashku, e ta shpëtojë,
F.Mehdiu 70:14
15
Kurrsesi! Ajo është këndellje,
F.Mehdiu 70:15
16
Që rrëmben çdo pjesë,
F.Mehdiu 70:16
17
E thërret atë që ka kthyer shpinën dhe ka ikur,
F.Mehdiu 70:17
18
Edhe ka tubuar e ka fshehur.
F.Mehdiu 70:18
19
Njeriu, me të vërtetë, është krijuar i pangopur,
F.Mehdiu 70:19
20
Kur e godit e keqja – është i pikëlluar –
F.Mehdiu 70:20
21
E kur e godit e mira – është refuzues,
F.Mehdiu 70:21
22
Me përjashtim të atyre që falen,
F.Mehdiu 70:22
23
Të cilët në namazet e tyre janë korrektë,
F.Mehdiu 70:23
24
Edhe ata që në pasurinë e tyre kanë një pjesë të caktuar
F.Mehdiu 70:24
25
për lypsin dhe për (nevojtarin) që nuk lyp,
F.Mehdiu 70:25
26
Edhe ata që e vërtetojnë Ditën e kijametit;
F.Mehdiu 70:26
27
Dhe ata të cilët frikësohen nga dëhimi i Zotit të tyre,
F.Mehdiu 70:27
28
Se nga dënimi i Zotit të vet, njëmend, askush nuk është i sigurt,
F.Mehdiu 70:28
29
Edhe ata të cilët ruajnë vendet e turpshme –
F.Mehdiu 70:29
30
Vetëm për gratë e veta ose për ata që i kanë pasur nën mbikqyrjen e tyre. Ata, me të vërtetë, nuk qortohen,
F.Mehdiu 70:30