Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Araf 1 / 206
1
Alif Lam Mim Sad
F.Mehdiu 7:1
2
Ty të është shpallur një Libër dhe le të mos vijë rëndë në krahërorin tënd që të qortosh me të se ai është mësim për besimtarët.
F.Mehdiu 7:2
3
Pasoni atë që ju shpallet nga Zoti juaj dhe mos pasoni, në vend të tij, ndonjë tjetër si mbrojtës! Fare pak merrni vesh!
F.Mehdiu 7:3
4
Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar dhe i ka zënë dënimi ynë natën (duke fjetur) ose ditën (duke pushuar);
F.Mehdiu 7:4
5
Dhe kur i godistë dënimi ynë, këlthitja e tyre ishte vetëm kjo: “ne me të vërtetë kemi qenë mizorë”!
F.Mehdiu 7:5
6
Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët.
F.Mehdiu 7:6
7
Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve.
F.Mehdiu 7:7
8
Atë ditë matja do të jetë e drejtë: Kujt i rëndon peshoja, ata janë të shpëtuar,
F.Mehdiu 7:8
9
Dhe kush e ka të lehtë peshojën, ata janë të cilët kanë shkatërruar veten ngase ndaj argumenteve tona kanë qenë mosbesimtarë.
F.Mehdiu 7:9
10
Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë gjithçka është e nevojshme për jetë. Por ju farepak jeni mirënjohës.
F.Mehdiu 7:10
11
Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën, e pastaj u thamë engjujve: “Përuluni Ademit”! dhe ata u përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që iu përulën.
F.Mehdiu 7:11
12
Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”.
F.Mehdiu 7:12
13
“Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!”
F.Mehdiu 7:13
14
“Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!”
F.Mehdiu 7:14
15
“Ani, po të jap afat”, - i tha Ai.
F.Mehdiu 7:15
16
“Për atë që më ke bërë të humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjetër rrugën tënde të drejtë, do t’u jap teposhtzën.
F.Mehdiu 7:16
17
Pastaj do t’u afrohem nga ana e përparme dhe sprapme, nga ana e djathtë dhe e majtë, dhe shumicën sish nuk do t’i kesh mirënjohës”.
F.Mehdiu 7:17
18
“Dil prej atyhit” – i tha, - i poshtëruar dhe i urrejtur! Pamëdyshje do ta mbush xhehennemin me të tillë të cilët vijnë pas teje dhe me ju së bashku!
F.Mehdiu 7:18
19
Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni në xhennet dhe hani ku të doni, por këtij druri mos iu afroni e të bëheni mëkatarë”.
F.Mehdiu 7:19
20
Dhe djalli filloi t’u bëjë lajka që t’ua zbulojë vendet e turpshme, që i kanë pasur të mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj këtë për asgjë tjetër vetëm se që të mos bëheni ju të dy engjuj të pavdekshëm”.
F.Mehdiu 7:20
21
Dhe iu përbetua: “Unë jam, me të vërtetë, këshilltari juaj”!
F.Mehdiu 7:21
22
Dhe me tradhëti i mashtroi. Dhe kur ata e shijuan pemën, filloi t’u zbulohen vendet e turpshme të tyre, ndaj ata filluan të mbulohen me gjethe të xhennetit. Dhe Zoti i tyre ata i thirri: “A nuk ua kam ndaluar atë pemë? Madje ju pata thënë: “Ju të dy me të vërtetë djallin e keni armik të hapët”.
F.Mehdiu 7:22
23
“O Zoti ynë – thanë ata dy – bëmë mëkat ndaj vetes, dhe nëse Ti nuk na e fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur”.
F.Mehdiu 7:23
24
“Humbni”! – u tha Ai, - “do të jeni armik i njëri-tjetrit. Do të vendoseni në tokë dhe do të kënaqeni për një kohë”.
F.Mehdiu 7:24
25
Aty, - u tha, - “do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej andej do të ringjalleni”.
F.Mehdiu 7:25
26
O bijt e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobet e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të All-llahut që ndoshta të mbledhni mend.
F.Mehdiu 7:26
27
O bijt e Ademit! Të mos u mashtrojë assesi djalli siç i nxori nga xheneti prindërit tuaj, duke uz ahveshur atyre rrobet që t’u shihen vendet e turpshme! Ai ju sheh, ai dhe argatët e tij, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë miq të atyre që nuk besojnë.
F.Mehdiu 7:27
28
Dhe kur bëjnë amoralitet thonë: “I kemi gjetur të parët tanë në këso veprash, por edhe All-llahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “All-llahu nuk urdhëron amoralitet. A po flisni për All-llahun atë që nuk dini?”
F.Mehdiu 7:28
29
Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij; në secilën xhami që jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fenë! Ashtu siç ju ka krijuar, ashtu edhe do të ktheheni tek Ai.
F.Mehdiu 7:29
30
Një palë i drejton në rrugë të drejtë, kurse një palë tjetër meritojnë humbjen, sepse ata në vend të All-llahut i merrnin djajtë për mbrojtës dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.
F.Mehdiu 7:30