2
Ç’është momenti i fundit i (pashmangshëm),
3
Çka të tregon se ç’është momenti i fundi?
4
Themud dhe Ad e përgënjeshtruan shkatërrimin e botës,
5
Prandaj Themud u shfaros me ushtimë,
6
Kurse Ad është shfarosur me furtunë vërshëlluese,
7
Që e leshoi kundër atyre shtatë netë e tetë ditë pa ndërprerë dhe ke parë në te njerëz të lëvarur sikur trupa të trashë hurmash.
8
A e sheh, ka mbetur kush prej tyre?
9
Edhe Faraoni dhe ata para tij, mëkatarë, kanë gabuar.
10
Dhe janë ngritur kundër Profetit të Zotit të vet, andaj Ai i dënoi me dënim të rëndë.
11
Ne juve, kur u përmbyti uji, të tërëve u kemi bartë në anije,
12
Për t’ua bërë atë si këshillë që do ta ruajë veshi që dëgjon
13
Dhe kur të fryhet në sur vetëm një herë.
14
E toka me kodra të ngrihet edhe menjëherë të thërrmohen.
15
Atë ditë do të ndodhë momenti i fundit (kijameti).
16
Edhe qielli do të çahet. Atëherë ai do të jetë i thyeshëm.
17
Edhe engjujt, etë, atë ditë do të qëndrojnë në skaje të tij e përmbi vete do të bartin fronin e Zotit tënd.
18
Atë ditë do të jeni të eksponuar dhe asnjë fshehtësi juaja nuk mbetet e fshehtë.
19
Ai të cilit do t’i jipet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: “Qe, lexomani librin tim!
20
Unë kam menduar me kohë se do të jap llogari”.
21
dhe ai do të jetë fatlum,
22
Në një xhenet të lartë,
23
Frytet e të cilit varen mbi krye.
24
Hani dhe pini, u bëftë mirë, sepse ju në ditët e kaluara e keni fituar këtë.
25
Kurse ai të cilit libri i jipet në dorë të majtë, do të thotë: “Ku shtë ai fat të mos m’ishte dhënë fare libri.
26
Dhe të mos disha çfarë është llogaria ime.
27
Ku është ai fat të isha shporrur;
28
Pasuria ime kurrgjë nuk më ndihmon
29
E forca më ka humbur!”
Sonraki 22 ayet →