1
Nun. Pasha lapsin dhe atë çka shkruajnë,
2
Ti, me mëshirën e Zotit tënd, nuk je i marrë;
3
Ti me siguri do të kesh shpërblim të vazhdueshëm,
4
Sepse ti je, me të vërtetë, me moral; të lartë.
5
Do ta shohësh edhe ti, a edhe ata do ta shohin,
6
Cili prej jush është i marrë?
7
Zoti yt e di më së miri se kush ka devijur nga rruga e tij dhe Ai i di mirë të udhëzuarit.
8
Prandaj mos i përfill përgënjeshtarët.
9
Ata dëshirojnë që ti të gënjesh e të gënjejnë edhe ata.
10
Prandaj, mos dëgjo asnjë betues të nënçmuar,
11
Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja,
12
Penguesin për vepra të mira, mëkatmadhin,
13
Zemërprishurin madje edhe kopil,
14
Vetëm se ka pasuri dhe shumë djem.
15
E kur i kumtohen ajeet tona, thotë: “Këto janë legjenda të lashta!”
16
Atë do ta shënojmë në hundë.
17
Ata i kemi vënë në sprovë, siç patëm vënë në sprovë pronarët e kopshtit kur u betuan se me siguri herët në agim do ta vjelin.
18
Por nuk thanë: “Në dashtë Zoti!”
19
Dher deri sa ata flinin, atë (kopshtin) e vizitoi një grup vizitorësh nga Zoti yt.
21
Ndërsa ata në agim e thërrisnin njëri-tjetrin,
22
“hpejtoni te arat tuaja, nëse doni t’i vilni”!
23
Dheu nisën duke përshpëritur në mes veti,
24
Sot kurrsesi mos t’iu hyjë aty ndonjë i varfër.
25
Dhe shkuan, të vendosur përzbatimin (e asaj që thanë),
26
Por kur e panë, thanë: “Ne paskeshim dështuar!”
27
për më tepër edhe jemi dëmtuar (rjepur).
28
Njëri, si mëi miri i tyre, tha: “A nuk ju kam thënë, përse nuk falenderoni?”
29
“Qoftë lartësuar Zoti ynë – thanë, - ne pa dyshim kemi qenë mizorë”!
30
Dhe pastaj filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
Sonraki 22 ayet →