Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Mülk 1 / 30
1
Qoftë bekuar Ai i cili ka në duartë e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send,
F.Mehdiu 67:1
2
I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën që t’iu provojë se cili prej jush bën vepra më të mira. Ai është i fortë, ai fal,
F.Mehdiu 67:2
3
I cili i krijo shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të gjithmëshirshmit, pa shiko edhe njëherë; sheh ndonjë plasaritje,
F.Mehdiu 67:3
4
Pastaj, prapë shiko, shumë herë, shikimi do të kthehet i përulur dhe i lodhur.
F.Mehdiu 67:4
5
Ne e kemi zbukuruar qiellin e kësaj bote me kandila (yje) dhe ata i kemi bërë si gurë për të goditur djajtë. Për ata kemi përgatitur dënim në zjarr,
F.Mehdiu 67:5
6
Kurse për ata që mohojnë Zotin e vet, dënimi është me xhehennem; sa vendbanim i tmerrshëm është ai!
F.Mehdiu 67:6
7
Kur të hudhen në te do t’ia dëgjojnë ushtimën e tij, dhe si vlon,
F.Mehdiu 67:7
8
Gati sa nuk çëlcasin nga zemrimi. Sa herë që ndronjë grup të hudhet në të, rojtarët e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdh juve qortues (profet)?”
F.Mehdiu 67:8
9
Po, si jo – do të thonë – na pat ardhur një Profet, porse ne e përgënjeshtruam dhe thoshim: “All-llahu nuk ka shpallur kurrgjë, ju jei në humbje të madhe!”
F.Mehdiu 67:9
10
Dhe do të thonë: “Të kishim dëgjuar dhe të kishim pasur mend, nuk do të ishim në mesin e banorëve të flakës”.
F.Mehdiu 67:10
11
dhe do t’i pranojnë mëkatet e veta, prandaj qofshin larg banorët e flakës!
F.Mehdiu 67:11
12
Ata që i frikësohen Zotit të vet edhe fshehurazi, për ata ka falje dhe shpërblim të madh.
F.Mehdiu 67:12
13
Ju flisni ndo fshehtazi ndo me zë, Ai e di se çka ka në zemra.
F.Mehdiu 67:13
14
A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe që njeh çdo send në hollësi!?
F.Mehdiu 67:14
15
Ai i cili ua ka bërë tokën të përshtatshme, andaj ecni nëpër te dhe ushehuni me furnizimet e tij. Pas ringjalljes shkohet te Ai.
F.Mehdiu 67:15
16
A mos keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fusë në tokë, kur ajo të fillojë të dridhet?
F.Mehdiu 67:16
17
Ose, a keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do të lëshojë mbi ju furtunë me gurë? Atëherë do ta mirrni vesh si është qortuesi!
F.Mehdiu 67:17
18
Patën mohuar edhe përpara atyre, po çfarë ishte dënimi im se!
F.Mehdiu 67:18
19
A nuk i shohin ata zogjtë përmbi krye në radhë se si i hapin dhe i palojnë krahët! Ata nuk i mban askush përveç i gjithmëshirshmi, Ai njëmend e sheh mirë çdo send.
F.Mehdiu 67:19
20
Ose, kush është ai i cili do të jetë ushtria juaj që t’ju ndihmojë, përveç të gjithmëshirshmit? Vetëm se mosbesimtarët janë të mashtruar.
F.Mehdiu 67:20
21
Ose, kush është ai që do t’iu ushqejë, nëse ai e ndal furnizimin e vet? Mirëpo, ata janë këmbëngulës në arrogancë e mendjemadhësi.
F.Mehdiu 67:21
22
A është në rrugë më të drejtë ai i cili ecë me fytyrë rrëshqanas apo ai i cili ecë drejt (vertikalisht) rrugës së drejtë?
F.Mehdiu 67:22
23
Thuaj: “Ai është i cili u ka krijuar në fillim, u pajisë me të dëgjuar, të parë dhe mendje, por ju jeni pak mirënjohës”.
F.Mehdiu 67:23
24
Thuaj: “a është i cili ju ka shpërndarë nëpër tokë dhe te Ai do të mblidheni”.
F.Mehdiu 67:24
25
Kurse ata thonë: “Kur më njëherë, ai premtim, nëse flisni të vërtetën?!”
F.Mehdiu 67:25
26
Thuaj: “Vetëm All-llahu e di, kurse unë jam vetëm që t’iu tërheq vërejtjen haptazi”.
F.Mehdiu 67:26
27
Kur ta shohin mjerimin, fytyrat e atyre të cilët kanë mohuar do të nxihen dhe do të thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni lypur me ngulm”!
F.Mehdiu 67:27
28
Thuaj: “A shihni, nëse All-llahu më zhduk mua dhe ata që janë me mua, apo na mëshiron, mosbesimtarët kush do t’i mbrojë nga vuajtja e padurueshme?”
F.Mehdiu 67:28
29
Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi, Atij i besojmë dhe tek Ai mbështetemi, e ju do ta merrni vesh kush është në humbje flagrante”.
F.Mehdiu 67:29
30
Thuaj: “Më tregoni nëse u shterren ujërat, kush do t’iu japë ujë të rrjedhshëm?”
F.Mehdiu 67:30
Mülk suresi tamamlandı