Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Münafikun 1 / 11
1
Kur të vijnë hipokritët të thonë: “Ne dëshmojmë se ti je, me të vërtetë, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njëmend Profet i Tij, porse All-llahu dëshmon se hipokritët janë me siguri rrenacak.
F.Mehdiu 63:1
2
Ata betimin e tyre e shfrytëzojnë si mbrojtje dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Është shumë keq, njëmend, çka bëjnë ata!
F.Mehdiu 63:2
3
Ajo është nga se ata besuan e pastaj mohuan, prandaj u vulosën zemrat e tyre dhe ata më nuk kuptojnë.
F.Mehdiu 63:3
4
Kur i shikon ata, pamja e tyre të mahnit, por kur flasin, ti i dëgjon fjalët e tyre, mirëpo ata janë sikur shtylla të zbrazëta dhe mendojnë se çdo thirrje është kundër tyre. Ata janë armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojnë, All-llahu i vraftë!
F.Mehdiu 63:4
5
Dhe kur u thuhet: “Ejani, Profeti i All-llahut do të kërkojë falje për ju”, ata luajnë kokat e tyre dhe ti i sheh se largohen, se ata janë arrogantë.
F.Mehdiu 63:5
6
Për ata është një lloj, u lute ti për ata apo nuk u lute, All-llahu me siguri nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin e mbrapshtë.
F.Mehdiu 63:6
7
Ata janë që thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me Profetin e All-llahut, derisa të largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokës janë të All-llahut, por hipokritët nuk e marrin vesh.
F.Mehdiu 63:7
8
Ata thonë: “Nëse kthehemi në medine gjithsesi të fortit kanë për t’i përzënë prej aty më të dobëtit!” Por forca është e All-llahut dhe Profetit të tij dhe e besimtarëve, por hipokritët s’e dinë.
F.Mehdiu 63:8
9
O besimtarë, le të mos u largojë pasuria dhe fëmijët tuaj vëmendjen nga All-llahu. Kush bën ashtu, hej, ata janë të humbur.
F.Mehdiu 63:9
10
Dhe shpërndani prej asaj që Ne ju furnizojmë para se t’i vijë vdekja ndonjërit prej jush, e të thotë: “O Zot, sikur të më presësh edhe pak do të jap lëmoshë dhe të bëhem nga të mirët”.
F.Mehdiu 63:10
11
All-llahu, me siguri, nuk do t’ia vonojë askujt kur t’i vijë momenti i vet, dhe All-llahu e di mirë se çka punoni.
F.Mehdiu 63:11
Münafikun suresi tamamlandı