Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Enam 1 / 165
1
Qoftë lartësuar All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën, dhe ju dha errësirë dhe dritë. Prapë ata që nuk besojnë, - Zotit të tyre i bëjnë shok.
F.Mehdiu 6:1
2
Ai ju krijoi nga dheu dhe ju caktoi momentin e vdekjes. Vetëm Ai e di momentin e vdekjes, e ju prapë dyshoni.
F.Mehdiu 6:2
3
Ai është All-llah në qiej dhe në tokë. E di edhe çka fshihni edhe çka shfaqni, dhe di se çka fitoni (punoni).
F.Mehdiu 6:3
4
Dhe atyre (mosbesimtarëve) nuk u ka ardhur asnjë argument nga Zoti i tyre e ata të mos kenë ikur prej tij.
F.Mehdiu 6:4
5
Ata e përgënjeshtronin të vërtetën që u vinte, andaj, me siguri, do të marrin lajmet për atë që i janë tallur.
F.Mehdiu 6:5
6
A nuk e kanë parë ata sa popuj Ne kemi shfarosur përpara tyre, të cilëve u kemi mundësuar në Tokë çka nuk ju kemi mundësuar juve. U kemi dërguar shi të mjaftueshëm dhe kemi bërë lumenj që rrjedhin pranë tyre, prandaj ata, për shkak të mëkateve të tyre, i shfarosëm dhe pas tyre kemi ngritur brezni tjera.
F.Mehdiu 6:6
7
Edhe sikur të ta zbresim Librin në letër dhe ata me duar të veta të prekin, prapë ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo është vetëm se magji e hapët”.
F.Mehdiu 6:7
8
dhe thanë: “Pse të mos i dërgohet një engjull”? po sikur të dërgonim engjull puna e tyre do të kishte marrë fund pa pritur asnjë moment.
F.Mehdiu 6:8
9
Edhe sikur të dërgonim engjull, prapë do ta bënim si njeri dhe prapë do ta vishnim përpara atyre ashtu siç vishen ata.
F.Mehdiu 6:9
10
profetët edhe përpara teje i kanë tallur, prandaj ata që janë tallur i ka goditur mu ajo me çka janë tallur.
F.Mehdiu 6:10
11
Thuaj: “Ecni nëpër tokë e shihni se si kanë përfunduar përgënjeshtarët”.
F.Mehdiu 6:11
12
Thuaj: “Të kujt janë çka ka në qiej dhe në tokë?” dhe tregoju: “Të All-llahut”! Ai ia ka caktuar vetvetes të jetë i mëshirshëm. Ai juve në ditën e kijametit, gjithsesi, do t’iu tubojë, në këtë nuk ka dyshim. Ata që e kanë shkatërruar vetën, natyrisht vetëm ata nuk besojnë.
F.Mehdiu 6:12
13
Atij i takon çka do që pushon (ekziston) në ditë dhe natë. Ai është që dëgjon dhe di shumë.
F.Mehdiu 6:13
14
thuaj: “A të mar për mbrojtës dikë tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe të tokës, e që Ai ushqen dhe nuk është i udhqyer prej kurkujt”! Thuaj: “Mua më është urdhëruar të jem i pari që përulem. Asesi mos jij nga politeistët!”
F.Mehdiu 6:14
15
Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk e dëgjoj Zotin tim”.
F.Mehdiu 6:15
16
Kush do të jetë i kursyer atë ditë, atë e ka mëshiruar Ai, dhe ai është sukses i madh.
F.Mehdiu 6:16
17
Nëse të godit All-llahu me ndonjë të papritur – dije se askush, përveç Atij, nuk mund ta largojë atë. Po në qoftë se të dhuron ndonjë të mirë – dije, vetëm Ai ka mundësi për çdo send.
F.Mehdiu 6:17
18
Dhe Ai është i fortë ndaj robërve të vet. Ai është i urtë dhe i informuar.
F.Mehdiu 6:18
19
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Se mua më shallet ky Kur’an për t’iu tërhequr vërejtjen juve me të dhe atyre që po u arrinë a njëmend, ju po vërtetoni se veç All-llahut ka edhe zotër tjerë?” Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Ai është vetëm një Zot, dhe unë heq dorë, jam larg asaj që ju i bëni shok Atij”.
F.Mehdiu 6:19
20
Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin) siur i njohin bijt e vet. Ata që kanë humbur vetën prapë nuk besojnë!
F.Mehdiu 6:20
21
Kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtra për All-llahun ose përgënjeshtron argumentet e tij? Ai, me siguri nuk i shpëton mizorët.
F.Mehdiu 6:21
22
Dhe atë Ditë kur do t’i mbledhim të gjithë së bashku, e t’u themi atyre që i bëjnë shok Atij: “Ku i keni shokët (zotërat) tuajt ë cilët i keni pas pranuar?”
F.Mehdiu 6:22
23
Nuk do t’u mbetet më se çka të trillojnë veçse të thonë: “Për All-llahun, që është Zoti ynë, ne nuk kemi qenë politeistë”!
F.Mehdiu 6:23
24
Shiko si po gënjejnë në dëm të vetin dhe e kanë humbur atë që po e trillonin.
F.Mehdiu 6:24
25
Ka prej atyre që të dëgjojnë ty, por Ne në zemra e tyre u kemi vënë perde, që atë (Kur’anin) të mos e kuptojnë dhe i kemi bërë të shurdhër. Edhe sikur t’i shohin tërë argumentet, prapë nuk do të besonin. Madje do të vijnë te ti të polemizojnë me ty, ata që nuk besojnë thonë: “Këto janë vetëm legjenda të lashta”.
F.Mehdiu 6:25
26
Ata pengojnë prej atij (Kur’ani) dhe largohen prej tij, dhe vetëm vetvetën e shkatërrojnë, por nuk e marrin vesh.
F.Mehdiu 6:26
27
Po t’i shohësh si thonë kur të ndalen te zjarri: “Eh sikur të ktheheshim edhe një herë, nuk do t’i kishim përgënjeshtruar argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë”!
F.Mehdiu 6:27
28
Jo, por atyre u del për fushe ajo që e kanë fshehur më parë, po edhe sikur të ktheheshin, prapë do të përsëritnin atë që është e ndaluar, sepse ata vërtet janë rrenacakë.
F.Mehdiu 6:28
29
Dhe thonë: “Nuk ka tjetër jetë veçse në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.
F.Mehdiu 6:29
30
Sikur t’i shohësh kur ndalen para Zotit të vet e t’u thotë: “A nuk është kjo e vërtetë?” – thonë: “Po, sijo, për Zotin!” E Ai do t’u thotë: “Shijone pra dënimin për shkak se keni mohuar”.
F.Mehdiu 6:30