Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Haşr 1 / 24
1
All-llahun e lartëson gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ai është i forti, i urti.
F.Mehdiu 59:1
2
Ai është i cili me rastin e shpërnguljes së parë i nxorri nga shtëpitë e veta ithtarët e Librit të cilët kishin mohuar. Ju nuk keni menduar se ata do të dalin, kurse ata kanë menduar se fortifikata e tyre do t’i mbrojë prej All-llahut, mirëpo All-llahu ia behu prej nga nuk e kishin menduar dhe i futi frikën në zemrat e tyre dhe me duar të veta edhe me duar të muslimanëve i shembën shtëpitë e tyre. Prandaj mblidhni mendjen ju që shikoni!
F.Mehdiu 59:2
3
Sikur të mos ua kishte caktuar All-llahu dëbimin, do t’i kisht dënuar në këtë botë. Kurse ata në botën tjetër i pret dënim me zjarr.
F.Mehdiu 59:3
4
Ajo është për shkak se ata kanë kundërshtuar All-llahun dhe Profetin e tij, e kush kundërshton All-llahun, All-llahu është njëmend ndëshkimfortë.
F.Mehdiu 59:4
5
çkado që keni prerë nga hurmat ose i keni lënë në degë, ajo është me leje të All-llahut që t’i poshtërojë të mbrapshtit.
F.Mehdiu 59:5
6
Kurse, atë, nga mesi i tyre, që All-llahu ia kthen Profetit të vet, po ju nuk keni luftuar kundër tij as me kuaj as me deve, por All-llahu i nxjerr fitues profetët e vet kundër kujt të dojë dhe All-llahu ka mundësi për çdo send.
F.Mehdiu 59:6
7
Atë që ia ka dhënë All-llahu si plaçkë Profetit të vet nga fshatrat, ajo është e All-llahut, e Profetit, të afërmëve, dhe bonjakëve e varfënjakëve, dhe udhëtarit që ajo të mos qarkullojë ndërmjet pasanikëve tuaj. Çkado që u jep Profeti, atë merrne, e çka t’ju ndaloj përmbahuni prej asaj dhe frikësohuni All-llahut! All-llahu, njëmend, është ndëshkimfortë.
F.Mehdiu 59:7
8
Emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga shtëpitë e tyre dhe pasuritë e tyre, për të kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e All-llahut dhe ndihmojnë All-llahun dhe Profetin e tij, ja, këta janë të sinqertë.
F.Mehdiu 59:8
9
Edhe ata të cilët e kanë përgatitur shtëpinë dhe besimin, përpara atyre i duan ata që kanë ardhur te këta dhe nuk ndiejnë ngushti në zemrat e tyre ndaj asaj që u është dhënë atyre, dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete. Ndërkaq ata që i ruhen lakmisë së vet, e ata janë që do të shpëtojnë.
F.Mehdiu 59:9
10
Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë, na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë pri në besim dhe mos fut urrejtje në zemrat tona dnaj atyre që besojnë. O Zoti ynë! Ti je me të vërtetë i butë e mëshirëplotë!”
F.Mehdiu 59:10
11
A nuk i ke parë ata të cilët hipokrizojnë, u thonë vëllezërve të vet mosbesimtarë nga ithtarët e librit “Nëse ju përziheni edhe ne gjithsesi do të dalim me ju dhe te ju kurrë askujt nuk i përulemi, e nëse luftohet kunëdr jush ne me siguri do t’ju ndihmojmë! Porse All-llahu dëshmon se ata janë me të vërtetë gënjeshtarë.
F.Mehdiu 59:11
12
Sikur të jenë të përzënë, këta nuk do të dilnin me ata, edhe nëse luftohet kundër tyre, ata nuk u ndihmojnë, por edhe sikur do t’u ndihmonin, ata me siguri do të iknin dhe nuk do t’u ndihmohet.
F.Mehdiu 59:12
13
Më shumë u frikësohen juve se All-llahut. Ajo për shkak se ata janë një popull që nuk kuptojnë.
F.Mehdiu 59:13
14
Ata nuk do të luftojnë kundër jush të gjithë, përveç në qytetet e fortifikuara ose pas mureve. Forca e tyre është e madhe ndër veti. Ti kujton se janë të bashkuar, por në zemër janë të përçarë. Kjo është për shkak se ata janë një popull që s’marrin vesh.
F.Mehdiu 59:14
15
Sikur ata përpara atyre, jo fort moti, shijuan pasojat e punës së tyre dhe ata kanë dënim të dhembshëm,
F.Mehdiu 59:15
16
Sikur djalli kur i tha njeriut: “Moho”! por kur ai mohoi, atëherë i thotë: “Unë heq dorë prej teje, unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave”.
F.Mehdiu 59:16
17
Kurse përfundimi i të dyve është: të dy përgjithmonë janë në zjarr. Ai është shpërblim i mizorëve.
F.Mehdiu 59:17
18
O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër. Frikësohuni All-llahut! Me të vërtetë All-llahu është i informuar se çka punoni.
F.Mehdiu 59:18
19
Mos u bëni si ata që e harruan All-llahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten. Ata janë të mbrapshtë.
F.Mehdiu 59:19
20
Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit. Banorët e xhennetit janë ata që kanë arritur sukses.
F.Mehdiu 59:20
21
Sikur këtë Kur’an t’ia kishim zbritur ndonjë mali do ta kishe parë si përulet dhe si coptohet nga frika e All-llahut. Ata janë shembuj që ua sjellim njerëzve, ndoshta mendojnë!
F.Mehdiu 59:21
22
Ai është All-llahu i cili, nuk ka tjetër Zot përveç atij, di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i gjithmëshirshëm, mëshirëplotë.
F.Mehdiu 59:22
23
Ai është All-llahu i cili, s’ka tjetër Zot veç atij, sunduesi absolut, i pastër, paqëdashës, garanton siguri, nën kujdesin e të cilit është çdo send; i Forti, i Madhërishmi, krnar. Qoftë lartësuar All-llahu nga ata që i bëjnë shok!
F.Mehdiu 59:23
24
Ai është All-llahu krijues, shpikësi, formësuesi. Ai ka emrat më të bukur. Atë e lartëson çdo send që është në qiej dhe në tokë. Ai është i Forti, i Urti.
F.Mehdiu 59:24
Haşr suresi tamamlandı