1
All-llahu i dëgjoi fjalët e asaj, e cila diskuton me ty lidhur me burrin e saj dhe ankohet tek All-llahu. All-llahu dëgjon bisedën tuaj. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë.
2
Ata, na ju, të cilët i krahasojnë gratë e veta (me nënat) ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e atyre janë vetëm ato që i kanë lindur, porse ata flasin fjalë të pahije dhe gënjeshtra. Me të vërtetë All-llahu fal shumë.
3
Kurse ata që i krahasojnë gratë e veta (me nënat) e pastaj zmbrapsen nga ajo që e kanë thënë, para se të kenë kontakt me to, duhet ta lirojnë një rob. Kjo është ajo që u porositet juve, e All-llahu është i informuar se ç’bëni ju.
4
Por kush nuk gjen (rob) le të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, para se të kenë kontakt. E ai që nuk mundet le të ushqejë gjashtëdhjetë varfënjakë. Këtë, për ta besuar All-llahun dhe Profetin e tij. Ja, këta janë kufijt e All-llahut, kurse për mosbesimtarët është dënimi i dhembshëm.
5
Me të vërtetë ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të tij do ta pësojnë siç e kanë pësuar ata përpara tyre. A nuk u kemi dërguar argumente të qarta? Ndërkaq për mosbesimtarët ka dënim të turpshëm.
6
Atë ditë kur All-llahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar, All-llahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
7
A nuk e sheh se All-llahu di çka ka në qiej dhe në tokë? Nuk mund të ketë përshpëritje midis treve, e ai të mos jetë i katërti, e as në mes të pestëve e ai të mos jetë i gjashti; as më pak se kaq e as më shumë, e Ai të mos jetë me ta kudoqofshin. Pastaj, ata, në Ditën e gjykimit, i informon se çka kanë punuar. All-llahu, pa dyshim, i di të gjitha.
8
A nuk i sheh ata të cilëve u është e ndaluar përshpëritja e ata përsëri kthehen në atë që u është ndaluar dhe merren vesh fshehtas për mëkatin dhe armiqësinë dhe kundërshtimin ndaj Profetit. Dhe kur vijnë tek ti, të përshëndesin ashtu siç nuk të përshëndet All-llahu, dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon All-llahu, për këtë që po flasim”? Atyre u mjafton xhehennemi! Aty do të digjen, sa vendbanim i keq është ai!
9
O besimtarë, kur të përshpëritni mos bëni marrëveshje për mëkat e për armiqësi dhe kundërshtim ndaj Profetit, por bëni marrëveshje për bamirësi e devotshmëri; frikësohuni All-llahut te i cili do të tuboheni.
10
Marrëveshja e fshehtë është nga djalli për t’i dekurajuar besimtarët, por kurrgjë nuk mund t’i dëmtojë përveç me leje të All-llahut. Le të mbështeten besimtarët tek All-llahu!
11
O besimtarë, kur ju thuhet: “Bëni vend në tubim, ju zgjeroni vendin që edhe All-llahu t’iu zgjerojë!”, por kur ju thuhet: “Kundërshtoni” – ju kundërshtoni! All-llahu, ata nga mesi i juaj, që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dijenia, do t’i ngritë në shkallë të lartë. All-llahu është i informuar se çka punoni.
12
O besimtarë, kur të takoheni me Profetin, jepni lëmoshë para takimit tuaj, kjo ështëmë mirë dhe më e pastër për ju. E nëse nuk gjeni – ani, All-llahu është mëshirëplotë që fal.
13
A mos frikësoheni të përgatitni lëmoshë në prag të takimit tuaj? Po edhe në mos e bëfshi All-llahu ua fal, por falni namazin dhe jepni zeqatin dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu është i informuar se çka punoni.
14
A nuk i sheh ti ata që kanë marrë si miq njerëzit në të cilët All-llahu është hidhëruar. Ata nuk janë as me ju as me ata dhe me vetëdije bëjnë be rrejshëm.
15
All-llahu u ka përgatitur atyre dënim të rëndë. Ajo që bëjnë ata është njëmend keq.
16
Betimin e kanë marë si mbrojtje dhe i largojnë nga rruga e All-llahut, ata do të kenë dënim poshtërues.
17
Atyre tek All-llahu kurrgjë nuk do t’u bëjë dobi as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të mbesin përgjithmonë.
18
Atë ditë kur All-llahu t’i ringjallë të gjithë dhe kur t’i betohen siç u betohen juve dhe mendojnë se arrijnë diçka. Ruaju se ata njëmend janë rrenacak.
19
Ata i ka mposhtur djalli dhe e kanë harruar përmendjen e All-llahut. Ata janë parti e djallit, ruaju nga partia e djallit, ata janë në humbje.
20
Me të vërtetë ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të tij, ata janë ndër më të poshtrit.
21
All-llahu e ka shkruar: “Pa dyshim do të ngadhnjejë unë dhe Profeti im”. All-llahu është, me siguri shumë i fortë.
22
Nuk do të gjesh asnjë popull që i beson All-llahut dhe Ditës së gjykimit e që ka miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të Tij, edhe sikur të jenë baballarët e tyre, ose djemtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Ata janë në zemrat e të cilëve e ka shkruar besimin dhe i ka përkrahur me forcën e tij. Dhe ai do t’i shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë aleatë të All-llahut. Kujdes! Aleancë e All-llahut, ata janë njëmend të shpëtuar.