Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Kamer 1 / 55
1
Momenti afrohet e hëna po coptohet!
F.Mehdiu 54:1
2
E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Një magji në vazhdimësi!”
F.Mehdiu 54:2
3
Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar.
F.Mehdiu 54:3
4
U patën ardhur atyre lajme se çka është e ndaluar.
F.Mehdiu 54:4
5
Urtësi e përsosur, por qortim i padobishëm,
F.Mehdiu 54:5
6
Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme,
F.Mehdiu 54:6
7
Do të dalin prej varreve kryeulur sikur karkalecë të shpërndarë,
F.Mehdiu 54:7
8
Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë”!
F.Mehdiu 54:8
9
Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar.
F.Mehdiu 54:9
10
Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo”
F.Mehdiu 54:10
11
Dhe i hapëm dyert e qiellit krah më krah për ujin që rrodhi pa u ndalur,
F.Mehdiu 54:11
12
Dhe e çamë tokën, shpërthyen burimet dhe uji u bashkua, siç kishte qenë caktuar,
F.Mehdiu 54:12
13
Kurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh,
F.Mehdiu 54:13
14
Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar.
F.Mehdiu 54:14
15
Dhe këtë e lamë si mësim, por a ka kush merr mësim?
F.Mehdiu 54:15
16
Dhe çfarë ishte dënimi dhe vuajtja ime se!
F.Mehdiu 54:16
17
Kurse Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, por a e pranon kush këshillën?
F.Mehdiu 54:17
18
Adi përgënjeshtroi, por çfarë ishte dënimi dhe vërejtja ime se!
F.Mehdiu 54:18
19
Ne atyre u dërguam, ditën e kobshme, një erë të ftohtë që fryente pa u ndalur
F.Mehdiu 54:19
20
Dhe i ngriste njerëzit sikur trupa të shkulur hurmash
F.Mehdiu 54:20
21
Dhe çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se!
F.Mehdiu 54:21
22
Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend?
F.Mehdiu 54:22
23
I përgënjeshtroi edhe Themudi vërejtjet
F.Mehdiu 54:23
24
“A të pasojmë dikë prej nesh?! – thoshte. Po ne atëherë, me siguri, do të ishim të humbur dhe të marrë.
F.Mehdiu 54:24
25
A mu atij, nga mesi ynë, i është dërguar shpallja? Jo, por ai është rrenacak arrogant”.
F.Mehdiu 54:25
26
“Nesër do të marrin vesh se kush është rrenacak arrogant!
F.Mehdiu 54:26
27
Ne ua dërguam deven që t’i provojmë, andaj shikoji dhe jij i durueshëm.
F.Mehdiu 54:27
28
Dhe lajmëroi se uji është i ndarë ndërmjet tyre për çdo kohë pije do të prezentojnë me rend”.
F.Mehdiu 54:28
29
Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri,
F.Mehdiu 54:29
30
Por çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se!
F.Mehdiu 54:30