Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Necm 1 / 62
1
Pasha yllin kur perëndon,
F.Mehdiu 53:1
2
Shoku juaj nuk është larguar nga rruga e drejtë dhe nuk është i humbur,
F.Mehdiu 53:2
3
Ai nuk flet me hamendje,
F.Mehdiu 53:3
4
Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet
F.Mehdiu 53:4
5
E mëson një engjull me forcë të madhe,
F.Mehdiu 53:5
6
Mendjelartë, që është paraqitur në forcën e vet,
F.Mehdiu 53:6
7
Në horizontin më të lartin,
F.Mehdiu 53:7
8
Pastaj iu afrua dhe iu afrua shumë
F.Mehdiu 53:8
9
Afër sa dy harqe apo më afër,
F.Mehdiu 53:9
10
Dhe i shpalli çka i shpalli robit të vet,
F.Mehdiu 53:10
11
Zemra nuk e mohoi atë çka e ka parë.
F.Mehdiu 53:11
12
A po ziheni me të për ata që i ka para?
F.Mehdiu 53:12
13
Ai e ka parë edhe herën tjetër,
F.Mehdiu 53:13
14
Në Sidre-i Munteha,
F.Mehdiu 53:14
15
Aty është xhenneti Ma’va,
F.Mehdiu 53:15
16
Kur Sidren e mbuoi çka e mbuloi,
F.Mehdiu 53:16
17
Shikimin nuk ia ktheu e as e hutoi!
F.Mehdiu 53:17
18
Pa mrekullitë më madhështore të Zotit të vet
F.Mehdiu 53:18
19
A i patë Laten dhe Uzzan
F.Mehdiu 53:19
20
Edhe Menatin, të tretin, të fundit?
F.Mehdiu 53:20
21
A djemtë janë për ju e për Atë – vajzat?!
F.Mehdiu 53:21
22
Ajo është, pra, ndarje e padrejtë.
F.Mehdiu 53:22
23
Këta janë vetëm emra me të cilat i keni emëruar ju dhe të parët tuaj. All-llahu për ata nuk u ka dërguar kurrfarë argumenti. Ata pasojnë vetëm paragjykimet dhe ç’dëshirojnë epshet e tyre, por nga Zoti i tyre u pat ardhur udhëzim.
F.Mehdiu 53:23
24
A i takon njeriut gjithçka dëshiron?!
F.Mehdiu 53:24
25
All-llahut i takon kjo botë edhe bota tjetër.
F.Mehdiu 53:25
26
Sa e sa engjuj ka në qiej ndërmjetësimi i të cilëve nuk do t’iu bëjë dobi derisa All-llahu t’i lejojë atij që do Ai dhe që është i kënaqur.
F.Mehdiu 53:26
27
Ata që nuk besojnë në botën tjetër i emërtojnë engjujt me emra femrash.
F.Mehdiu 53:27
28
E për atë nuk dinë kurrgjë, pasojnë vetëm me hamendje, kurse hamendja aspak nuk e pasuron të vërtetën.
F.Mehdiu 53:28
29
Prandaj ti lragohu prej atyre që i kthejnë shpinën Kur’anit dhe që nuk dëshirojnë tjetër vetëm jetën në këtë botë.
F.Mehdiu 53:29
30
Ajo është kulminacioni i dijenisë së tyre. Zoti yt, pa dyshim, e di më së miri ata që janë larguar nga rruga e tij dhe ai e di mirë ata që janë në rrugë të drejtë.
F.Mehdiu 53:30