2
Pasha Librin në rreshta të shkruar,
3
Në lëkurë të përpunuar!
4
Pasha haremin përplot të banuar,
5
Pasha kulmin (qiellin) e ngritur
6
Dhe pasha detin e mbushur.
7
Dënimi i Zotit tënd, me siguri, do të ndodh.
8
Atë nuk e ndal dot kush,
9
Atë ditë kur qielli të shqetësohet keq
10
Dhe malet të lëkunden nga vendi;
11
Atë ditë mjerë për gënjeshtarët!
12
Të cilët janë zhytur (në gënjeshtra) e luajnë!
13
Atë ditë kur me rrëmbim të hudhen në zjarr të xhehennemit,
14
“Ky është zjarri që nuk e keni besuar,
15
Po a është kjo magji apo ju nuk shihni?
16
Digjuni në të, për ju është njëlloj, duruat apo nuk duruat. Po shpërbleheni për atë çka keni punuar”.
17
Kurse të devotshmit do të jenë në xhenete, në lumturi,
18
Të kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre. Ata Zoti i tyre do t’i ruajë nga vuajtjet në zjarr.
19
“Hani dhe pini, u bëftë mirë! Për atë që keni punuar!”
20
Të mbështetur në kanape të rradhitura dhe do t’i martojmë me hyri symëdha.
21
Ata të cilët kanë besuar dhe të cilët pasardhësit e vet i pasojnë në besim, edhe fëmijët e tyre do t’ua bashkangjesim, kurse veprat e tyre kurrgjë nuk ua zvogëlojmë çdo kush është përgjegjës për atë që e bënë vet.
22
Do t’u afrojmë pemë e mish, sipas dëshirës së tyre;
23
Aty njëri-tjetrin do ta shërbejnë me gota plot, pa fjalë të kota dhe pa mëkate.
24
Do të sillen rreth tyre djelmosha si margaritarë të fshehur.
25
Do t’i qasen njëri-tjetrit, duke e pyetur
26
Dhe duke thënë: “Më herët kemi pasur frikë në familjen tonë
27
E All-llahu Na dhuroi mëshirë dhe na ruajti nga vuajtja në zjarr.
28
Ne i jemi falur edhe më parë, Ai është me të vërtetë bamirës dhe i mëshirshëm”.
29
Prandaj, ti qortoi, sepse ti, me mëshirën e Zotit tënd, nuk je as magjistar as i marrë.
30
Kurse ata thonë: “Ai është poet, të presim vdekjen (fundin e tij).
Sonraki 19 ayet →