Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Zariyat 1 / 60
1
Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur,
F.Mehdiu 51:1
2
Dhe ata që bartin peshë,
F.Mehdiu 51:2
3
Dhe ata të cilët notojnë lehtë,
F.Mehdiu 51:3
4
Dhe përndajnë urdhëra,
F.Mehdiu 51:4
5
Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë,
F.Mehdiu 51:5
6
Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri!
F.Mehdiu 51:6
7
pasha qiellin me rrugë yjesh,
F.Mehdiu 51:7
8
Ju nuk i keni fjalët më një,
F.Mehdiu 51:8
9
Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar,
F.Mehdiu 51:9
10
U shkatërrofshin (lakmuesit)!
F.Mehdiu 51:10
11
Të cilët janë mbytur në injorancë,
F.Mehdiu 51:11
12
Pyesin: “Kur do të vijë dita e gjykimit?”
F.Mehdiu 51:12
13
Atë ditë kur do të digjen në zjarr,
F.Mehdiu 51:13
14
Shijone dëniminnnn tuaj – kjo është ajo që e keni kërkuar më shpejt.
F.Mehdiu 51:14
15
Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime,
F.Mehdiu 51:15
16
Do të marrin atë çka do t’u dhurojë Zoti i tyre, sepse ata më parë kanë qenë mirëbërës,
F.Mehdiu 51:16
17
Vetëm pak, natën, kanë fjetur.
F.Mehdiu 51:17
18
Kurse në agim janë lutur për falje të mëkateve,
F.Mehdiu 51:18
19
Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin.
F.Mehdiu 51:19
20
Argumentet në tokë janë për të bindurit,
F.Mehdiu 51:20
21
Si edhe në vet ju, a nuk e shihni?
F.Mehdiu 51:21
22
Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet.
F.Mehdiu 51:22
23
Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni!
F.Mehdiu 51:23
24
A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit,
F.Mehdiu 51:24
25
Kur hynë dhe thanë: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”
F.Mehdiu 51:25
26
Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë,
F.Mehdiu 51:26
27
Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?”
F.Mehdiu 51:27
28
Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikëso!”, i thanë, dhe e përgëzuan me një djalosh të dijshëm.
F.Mehdiu 51:28
29
Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gërvishur fytyrën, “Vallë, a unë – tha një plakë shterpë!”
F.Mehdiu 51:29
30
“Ashtu ka thënë Zoti yt, ithanë ata, Ai është i urtë dhe i gjithëdijshëm”.
F.Mehdiu 51:30