Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Kaf 1 / 45
1
Kaf. Pasha Kur’anin e madhërishëm.
F.Mehdiu 50:1
2
Ata u habitën që u erdhi një qortues nga mesi i tyre t’u tërheë vërejtjen, prandaj mosbesimtarët thonë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme,
F.Mehdiu 50:2
3
A thua kur të vdesim e të bëhemi dhé? Ai është kthim i largët”.
F.Mehdiu 50:3
4
Ne e dimë se tokës nuk i mbet gjë mangut për ata. Te Ne është Libri në të cilin ruhet çdo gjë.
F.Mehdiu 50:4
5
Mirëpo ata mohojnë të vërtetën ë u ka ardhur dhe në këtë çështje janë të habitur.
F.Mehdiu 50:5
6
A nuk e shohin qiellin përmbi vete! Se e kemi ngritur dhe stolisur, dhe aty nuk ka asnjë plasaritje.
F.Mehdiu 50:6
7
Kurse tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë kodrat, dhe bëmë që në të të mbijnë çifte bimësh të bukura.
F.Mehdiu 50:7
8
Për t’i parë me sy dhe të mendojë secili që i drejtohet Zotit të vet.
F.Mehdiu 50:8
9
Ne lëshojmë ujë nga qielli si bekim dhe me të bëjmë të kultivohen kopshte dhe drithëra për të korrur.
F.Mehdiu 50:9
10
Edhe lisa të lartë me fryte të grumbulluara njërin mbi tjetrin,
F.Mehdiu 50:10
11
Për ushqim njerëzve dhe Ne me të ngjallim truallin e vdekur; ashtu do të jetë edhe (ri) ngjallja.
F.Mehdiu 50:11
12
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhit dhe banroët e Resit e Themudit.
F.Mehdiu 50:12
13
Edhe A, edhe Faraoni, edhe njerëzit e Lutit.
F.Mehdiu 50:13
14
Edhe banorët e Ejkes dhe populli Tubba; të gjithë ata përgënjeshtruan profetët dhe merituan dënimin tim.
F.Mehdiu 50:14
15
Vallë, a u lodhëm me rastin e krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë (pa arsye) në krijimin e sërishëm.
F.Mehdiu 50:15
16
Ne e krijuam njeriun dhe e dimë se çka i dëshiron shpirti i tij, sepse Ne te ai jemi më i afërt se damari i qafës.
F.Mehdiu 50:16
17
Kur takohen dy palë dhe ulen njëri nga e djathta e tjetri nga e majta,
F.Mehdiu 50:17
18
Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.
F.Mehdiu 50:18
19
Dhe vjen tronditja e vdekjes, me të vërtetë, ajo është diç që nuk mund t’i ikësh.
F.Mehdiu 50:19
20
Dhe i fryhet surit – ajo është ditë kërcënimi,
F.Mehdiu 50:20
21
Dhe secili do të vijë e bashkë me të edhe dëshmitari dhe ai që i sjell (çobani).
F.Mehdiu 50:21
22
Ti nuk i vure vesh kësaj, prandaj ta hoqëm mbulesën, e sot e ke shikimin të shtangur,
F.Mehdiu 50:22
23
Kurse shoku i tij do të thotë: “Ky që është pranë meje, është gati”.
F.Mehdiu 50:23
24
Ju të dy hudhni në xhehennem, çdo bukëshkelë e kokëfortë,
F.Mehdiu 50:24
25
I cili ka penguar të bëhen vepra të mira dhe që ka qenë mizor dhe i dyshimtë,
F.Mehdiu 50:25
26
I cili përveç All-llahut ka pranuar tjetër zot – andaj hudhne në mundimin më të rëndë!”
F.Mehdiu 50:26
27
Shoku i tij do të thotë: “Zoti ynë, unë nuk e kam tërhequr me dhunë, por vetë ka pas humbur keq”.
F.Mehdiu 50:27
28
“Mos ngrindeni para Meje”! – do t’u thotë Ai, - “u jam kërcënuar më herët,
F.Mehdiu 50:28
29
Tek unë nuk ndërrohet fjala dhe Unë nuk jam mizor ndaj krijesave të mia”.
F.Mehdiu 50:29
30
Atë ditë kur ta pyesim xhehennemin, “A je mbushur?”, ai do të përgjigjet: “A ka akoma?”
F.Mehdiu 50:30