Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Maide 1 / 120
1
O besimtarë, zbatoni marrëveshjet! Ju lejohen kafshët, përveç atyre që po ju numërohen, por nuk ju lejohet (gjuetia) deri sa po bëni detyrën e haxhit. All-llahu me të vërtetë cakton çka dëshiron.
F.Mehdiu 5:1
2
O besimtarë! Mos i gjumtoni traditat e All-llahut në haxh, as Muajin e shenjtë, as kurbanin, as ato me qafore, as ata njerëz që janë nisur drejt tempullit të shenjtë, duke dëshiruar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Por kur t’i kryeni detyrat e haxhit, atëherë gjahtoni. Dhe urrejtja kundër disa njerëzve që e keni për shkak se ju kanë penguar të afroheni te tempulli i shenjtë, assesi le të mos u shtyjë që të silleni armiqësisht. Ndihmone njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! Dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimfortë.
F.Mehdiu 5:2
3
Ju ndalohet cofëtina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut; edhe ajo që është e mbytur dhe e vrarë, dhe që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi ose është e shkyer me brirë ose e ka hëngër ndonjë egërsirë – përveç nëse e keni therë ju – dhe që është flijuar për hirë të idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato janë mbrapshti. Sot mosbesimtarët i kanë humbur të gjitha shpresat se ju do të tërhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikësoni atyre, por më frikësoheni mua. Sot jua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj. Kurse ai i cili do të jetë i sprovuar me uri, por jo nga prirja për mëkat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai është Mëshirëplotë.
F.Mehdiu 5:3
4
Të pyesin çka u lejohet. Thuaj: ju lejohen ushqimet e mira dhe ajo çka ua gjahtojnë kafshët të cilat i keni mësuar për gjahtim, ashtu siç u ka mësuar juve All-llahu. Hani atë që ua zënë ata dhe përmendne emrin e All-llahut me atë rast, dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është me të vërtetë, i shpejtë në llogari.
F.Mehdiu 5:4
5
Sot ju lejohen tëa ushqimet e mira; dhe ju lejohen ushqimet e ithtarëve të Librit; edhe atyre u lejohen ushqimet tuaja. Gjithashtu edhe besimtaret e ndershme i keni të lejuara, por edhe ato që janë të ndershme prej atyre që u është dhënë Libër përpara jush, pasi që t’ua jepni dhuratat e kurorës së tyre me nderë e fisnikëri, e jo të bëni amoralitet me to dhe t’i merrni si mikesha (dashnore). Ndërsa ai që e mohon besimin, atij i ka shkuar kot puna e vet dhe ai do të jetë i humbur në botën tjetër.
F.Mehdiu 5:5
6
O besimtarë, kur të niseni të falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithë bërryla – kurse kokën tuaj fërkone (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri mbi zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë-pastrohuni! Po nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duartë tuaja prekni tokën e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju bëjë vështirësi, por do t’ju pastrojë dhe t’iu plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.
F.Mehdiu 5:6
7
Dhe kujtone mëshirën e All-llahut me të cilën ju ka mbuluar dhe besën me çka u ka futur nën obligime kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikohuni pra All-llahut, sepse All-llahu, pa dyshim, di se çka keni në zemra.
F.Mehdiu 5:7
8
O besimtarë, kryeni obligimet ndaj All-llahut dhe dëshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja që keni ndaj disa njerëzve nuk duhet t’ju shtyjë të bëheni të padrejtë. Bëhuni të drejtë, ajo është më së afërti devotshmërisë, dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është informuar mirë se çka bëni/
F.Mehdiu 5:8
9
Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira All-llahu u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh;
F.Mehdiu 5:9
10
Kurse ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet tona, ata janë banorë të xhehenemit.
F.Mehdiu 5:10
11
O besimtarë, kujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur disa njerëz dëshë t’ju zënë (sulmojnë), por Ai i pengoi. Dhe frikësohuni All-llahut, dhe besimtarët le të mbështeten vetëm te All-llahu!
F.Mehdiu 5:11
12
All-llahu ka marrë besën e izraelitëve – dhe ne dërguam prej atyre dymbëdhjetë mbikëqyrës, dhe All-llahu u tha: “Unë jam me ju! Në qoftë se e kryeni faljen dhe jepni zeqatin, dhe nëse u besoni profetëve të mi, u ndihmoni atyre dhe vullnetarisht i jepni hua All-llahut, gjithsesi veprat tuaja të këqija do t’ua mbuloj dhe do t’ju shpiej në xhennet ku do të rrjedhin lumenj. Kurse ai, nga mesi juaj, i cili edhe pas kësaj nuk beson – ai krejtësisht e ka humbur rrugën e drejtë.”
F.Mehdiu 5:12
13
Mirëpo, për shkak se e kanë thyer besën e tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i luajtën fjalët nga vendi i tyre, kurse një pjesë të madhe të atyre me çka qenë qortuar i harruan. Andaj ti vazhdimisht, te ata, përveç të një numri të vogël, do të kesh vetëm tradhtarë, por faljau dhe mos i shaj! All-llahu me të vërtetë i do ata që bëjnë vepra të mira.
F.Mehdiu 5:13
14
Edhe prej atyre që thonë: “Ne jemi të krishterë”, Ne kemi marrë besën e tyre, por e kanë harruar një pjesë të mirë të asaj me çka kanë qenë të qortuar, prandaj u kemi shtënë urrejtjen në mes tyre deri në ditën e kijametit; kurse All-llahu ka për t’i informuar për atë çka kanë bërë.
F.Mehdiu 5:14
15
O ithtarë të Librit, ju ka ardhur Profeti ynë që t’ju shkoqisë shumë gjëra nga ato çështje të cilat ju i fshihni nga libri dhe shumë gjëra do t’i falë. E nga All-llahu u pat ardhur një dritë dhe një Libër i qartë,
F.Mehdiu 5:15
16
Me të cilin All-llahu udhëzon rrugëve të shpëtimit ata që anojnë të fitojnë kënaqësinë e Tij, dhe i nxjerr, sipas dëshirës së tij, nga terri në dritë, dhe i drejton në rrugë të drejtë. \
F.Mehdiu 5:16
17
Njëmend mosbesimtarë janë ata të cilët thonë: “Zot është ai, Mesihi i biri i Merjemes!” thuaj: “Kush mund t’i bëjë diçka All-llahut nëse do ta zhdukë Mesihin, të birin e Merjemes, edhe nënën e tij dhe gjithë çka ka në tokë”? Pushteti i All-llahut është në qiej dhe në tokë edhe në atë çka është ndërmjet tyre; Ai krijon çka do dhe All-llahu mund të bëjë çdo send.
F.Mehdiu 5:17
18
Ebrejtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi fëmijët e All-llahut dhe të dashurit e tij”! Thuaj: “Po pse pra u dënon për gabimet tuaja”? pra, edhe ju jeni si njerëzit tjerë që i krijoi Ai: Kujt do ia fal e kë don e dënon. Pushteti i All-llahut është në qiej dhe në tokë dhe çka ka ndërmjet tyre, dhe te ai do të kthehen.
F.Mehdiu 5:18
19
O ithtarë të Librit, ju ka ardhur Profeti ynë – në vazhdën e profetëve – që t’ju sqarojë, në mënyrë që të mos thuani “Nuk na ka ardhur as përgëzues as qortues”. Pra, ju ka ardhur përgëzuesi dhe qortuesi, dhe All-llahu ka mundësi për çdo send.
F.Mehdiu 5:19
20
Dhe kur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, kujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush që disa nga ju i bëri profetë, ju bëri të pasur dhe ju ka dhënë atë çka nuk ia ka dhënë askujt në botë;
F.Mehdiu 5:20
21
O populli im, hyni në tokën e shenjtë, të cilën ua ka caktuar All-llahu, dhe mos u zbrapsni e të ktheheni të humbur!”
F.Mehdiu 5:21
22
Ata i thanë: “O Musa, aty është një popull i fortë dhe se nuk hyjmë atje deri sa ata të dalin prej aty; e nëse dalin ata prej aty, neme siguri atëherë do të hyjmë”.
F.Mehdiu 5:22
23
Dy vetë të cilët i janë frikësuar All-llahut dhe që Ai u dhuroi mëshirën e vet, thanë: “Hyni në dyert e atyre, e kur të kaloni nëpër te, do të jeni me siguri ngadhnjimtarë, por kini mbështetje te All-llahu, nëse besoni!”
F.Mehdiu 5:23
24
“O Musa – thanë ata, - deri sa të jenë ata në atë vend ne kurrë nuk do të hyjmë aty! Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do të rrimë këtu”!
F.Mehdiu 5:24
25
“O Zoti im”, tha ai (Musa), “Unë nuk kam askë përveç vetes dhe vëllaut tim, prandaj Ti gjyko në mes nesh dhe popullit të mbrapshtë”.
F.Mehdiu 5:25
26
“Ata, - tha ai, - do të bredhin dyzet vjet nëpër tokë, sepse atë (tokën e shenjtë) e kanë të ndaluar, e ti mos u pikëllo për popullin mbrapshtan!”
F.Mehdiu 5:26
27
dhe rrëfeju tregimin për dy djemtë e Ademit, realisht, kur të dy bënë nga një kurban, por vetëm prej njërit u pranua e prej tjetrit nuk u pranua, e tha: “Me siguri do të mbyt”! E tjetri i tha: “All-llahu pranon prej të devotshmëve”.
F.Mehdiu 5:27
28
Dhe sikur ti të shtrishe dorën për të më vrarë, unë nuk e shtri dorën time për të vrarë ty. Unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave.
F.Mehdiu 5:28
29
Unë dëshiroj që ti të bartësh mëkatin tim dhe tëndin dhe të jesh banor i xhehennemit, sepse ai është dënim për mizorët.
F.Mehdiu 5:29
30
Dhe epshi i tij e shpuri që të mbysë vëllanë dhe e mbyti, prandaj u bë nga të humburit.
F.Mehdiu 5:30