Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Fetih 1 / 29
1
Ne të dhamë ty fitore të qartë (haptazi),
F.Mehdiu 48:1
2
Që All-llahu të t’i falë gabimet e mëhershme dhe të mëvonshme, të plotëson ty mirësinë e Tij dhe të udhëzon në rrugë të drejtë.
F.Mehdiu 48:2
3
Ty All-llahu edhe të ndihmon me ndihmë të sinqertë.
F.Mehdiu 48:3
4
Ai i cili u lëshon qetësi zemrave të besimtarëve për t’ua forcuar besimin me vetbesim, sepse ushtritë e qiejve dhe të tokës janë të All-llahut; All-llahu është i gjithdijshëm e i urtë,
F.Mehdiu 48:4
5
Për t’i shtënë besimtarët dhe besimtaret në xhennet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të vendosen përgjithmonë, dhe ua mbulon sjelljet e këqia të tyre, Ai te All-llahu është sukses i madh.
F.Mehdiu 48:5
6
Për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet edhe politeistët dhe politeistet, të cilët mendojnë keq për All-llahun – ata le ti gjejë e keqja! All-llahu është hidhëruar në ta dhe i ka mallkuar e u ka përgatitur xhehennemin; sa vendbanim i tmerrshëm është!
F.Mehdiu 48:6
7
Të All-llahut janë ushtritë e qiejve dhe të tokës; All-llahu është i fuqishëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 48:7
8
Ne ty të dërgojmë si dëshmitarë dhe sihariqdhënës edhe qortues,
F.Mehdiu 48:8
9
Që t’i besoni All-llahut dhe Profetit të Tij, ta nderoni dhe ta çmoni si edhe ta madhëroni në mëngjes e në mbrëmje.
F.Mehdiu 48:9
10
Ata që të zotohen ty, i zotohen, me të vërtetë, All-llahut. Dora e All-llahut është mbi dorën e tyre! Ai i cili then (zotimin) e then në dëm të vetin; e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë shpërblim të madh.
F.Mehdiu 48:10
11
Beduinët, të cilët kanë mbetur pas, ty do të thonë: “Na kanë penguar tufat, grigjat, dhe familjet tona, kërko falje për ne!” Ata me gjuhët e tyre flasin atë që nuk e kanë në zemra. Thuaj: “Po kush mundet ta ndryshojë vendimin e All-llahut, nëse ai do t’ju dëmtojë apo do t’ju bëjë ndonjë të mirë?” All-llahu është i informuar për punët tuaja.
F.Mehdiu 48:11
12
Ju keni menduar se Profeti dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen në familjet e veta; dhe kjo ka qenë e këndshme për zemrat tuaja, prandaj edhe keni menduar çka është më zi, ju jeni njerëz të prishur (shpirtkëqinj).
F.Mehdiu 48:12
13
Ai që nuk beson në All-llahun dhe Profetin e tij, ani, Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur zjarr të këndellur.
F.Mehdiu 48:13
14
Sundimi i All-llahut është në qiej dhe në tokë, Ai ia fal kujt të dojë, dhe dënon kë të dojë. All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
F.Mehdiu 48:14
15
Ata tjerët do të thonë, kur të filloni të merrni plaçkat: “Na lejoni edhe neve t’ju pasojmë!” dëshirojnë t’i ndërrojnë fjalët e All-llahut. Thuaj: “Ju nuk do të na pasoni, atë e ka thënë edhe më herët All-llahu!” ndërsa ata do të thonë prapë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. As ashtu nuk është, por ata pak send kuptojnë.
F.Mehdiu 48:15
16
Thuaj beduinëve që kanë mbetur pas: “Do të ftoheni të luftoni kundër një populli shumë të guximshëm e të fortë, ose do të dorëzoheni. Pra, nëse dëgjoni, All-llahu do t’jujapë shpërblim të mirë, e nëse bishtroni, siç keni bishtruar edhe deri tani, do t’iu vërë në mundime të padurueshme.
F.Mehdiu 48:16
17
Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin e as të sëmurin! Kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, Ai do tëa shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj, e atë i cili i kthen shpinën, do ta dënojë me vuajtje të padurueshme.
F.Mehdiu 48:17
18
All-llahu është i kënaqur me besimtarët që të janë zotuar nën lis se Ai e ka ditur ç’kanë në zemrat e tyre, andaj ka lëshuar qetësi mbi ta dhe së shpejti do t’i shpërblejë me fitore,
F.Mehdiu 48:18
19
Edhe me plaçkë të majme që do të marrin, sepse All-llahu është i fuqishëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 48:19
20
All-llahu ju ka premtuar pre të majme që do të merrni, dhe këtë ua ka shpejtuar dhe ka penguar duart e njerëzve prej jush, që kjo të jetë një shembull (argument) për besimtarët dhe që t’iu drejtojë juve në rrugë të drejtë,
F.Mehdiu 48:20
21
Edhe tjetrën të cilën nuk eni qenë në gjendje ta merrni, All-llahu ua ka dhënë, sepse All-llahu ka forcë të bëjë çdo gjë.
F.Mehdiu 48:21
22
Sikur mosbesimtarët t’u kishin luftuar juve, me siguri do t’u kishin dhënë këmbëve (ikur), e pastaj nuk do të kishin gjetur as mbrojtës e as ndihmës.
F.Mehdiu 48:22
23
Ligjet e All-llahut që kanë vlerë përherë, janë këto, dhe ti nuk do t’i gjesh ligjit të All-llahut zëvendësim.
F.Mehdiu 48:23
24
Ai është i cili ka penguar duart e tyre prej jush dhe të tuajat prej tyre në mes Mekkes, pasi që u bëri fitimtar kundër tyre, se All-llahu sheh mirë çka punoni ju.
F.Mehdiu 48:24
25
Ata janë të atillë që nuk besojnë dhe ju pengojnë ti afroheni Qabes, dhe kurbanat e dedikuar (i pengojnë) të arrijnë në vendet e tyre. Sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, të cilët nuk i dini, do t’i maltretoni dhe ashtu për shkak të tyre, pa e ditur, do të turpëroheni. All-llahu le ta shtjerë në mëshirën e vet kë të dojë. E sikur të kishin qenë të ndarë, me të vërtetë do t’i kishim dënuar me dënim të rëndë ata të cilët nuk besojnë.
F.Mehdiu 48:25
26
Kur ata që nuk besuan mbushën zemrat e veta me arrogancë, arrogancë të paganizmit, pra All-llahu lëshoi qetësinë e vet në Profetin e vet dhe në besimtarët, edhe i obligoi të bëhen besimtarë të vërtetë – se ata edhe janë më të denjë dhe më të rëndësishmit si edhe familja e tyre, ndërsa All-llahu i di të gjitha.
F.Mehdiu 48:26
27
All-llahu ia vërtetoi Profetit të vet ëndrrën me realitetin. Me siguri do të hyni në Qabe të siguruar, nëse dëshiron All-llahu, me kokë të rruar ose flokë të shkurtuara, mos kini frikë! Ai e ka ditur edhe atë që ju nuk e dini, prandaj para saj realizoi fitoren.
F.Mehdiu 48:27
28
Ai është i cili ka dërguar Profetin e vet me udhëzim dhe fe të vërtetë për të ngritur atë mbi të gjitha fetë. E All-llahu mjafton për dëshmitarë.
F.Mehdiu 48:28
29
Muhammedi është profet i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj mosbesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti; i sheh si përkulen dhe bien në sexhde, duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat në sexhde. Ai është përshkrimi i tyre në Tevrat, dhe përshkrimi i tyre në Inxhil. Ata janë si bima kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i zemëruar me të mosbesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe shpërblim të madh.
F.Mehdiu 48:29
Fetih suresi tamamlandı