Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Muhammed 1 / 38
1
Atyre të cilët nuk besuan dhe iu larguan rrugës së All-llahut, ua zhdukë veprat e tyre.
F.Mehdiu 47:1
2
Kurse atyre të cilët besuan dhe punuan punë të mira, dhe në atë që iu shpall Muhammedit besuan e ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, Ai ua mbulon punët e këqia të tyre dhe i përmirëson kushtet e tyre.
F.Mehdiu 47:2
3
Nga se mosbesimtarët ndoqën rrugën e të pavërtetës, kurse besimtarët pasuan të vërtetën nga Zoti i tyre. Ashtu All-llahu u sjell njerëzve shembujt e tyre.
F.Mehdiu 47:3
4
Kur të ballafaqoheni në luftë me pabesimtarët, sulmoni deri sa t’i dobësoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemërgjerësi nga të lidhurit ose kërkoni dëmshpërblim. Ashtu veproni derisa të mos ndalet lufta! Sikur të donte All-llahu do t’u hakmerrej atyre, por Ai dëshiron t’u sprovojë njërin me tjetrin. Ai nuk do t’i prishë veprat e atyre të cilët flijohen në rrugë të All-llahut.
F.Mehdiu 47:4
5
Ai do t’i udhëzojë dhe përmirësojë gjendjen e tyre,
F.Mehdiu 47:5
6
Edhe do t’i shpier në xhennetin që ua ka bërë me dije atyre.
F.Mehdiu 47:6
7
O abesimtarë, nëse ndihmoni All-llahun, (Ai) do tu ndihmojë juve dhe do t’ua forcojë këmbët tuaja.
F.Mehdiu 47:7
8
Ndërsa ata që nuk besojnë – qofshin shkatërruar – Ai do t’i tretë veprat e tyre,
F.Mehdiu 47:8
9
Për shkak se nuk e pëlqyen atë që All-llahu e shpalli, prandaj do t’i zhdukë veprat e tyre,
F.Mehdiu 47:9
10
Pse ata nuk shkojnë nëpër botë të shohin si përfunduan të parët e tyre? Ata All-llahu i shfarosi, edhe mosbesimtarët i pret shembulli i tyre,
F.Mehdiu 47:10
11
Për shkak se All-llahu është mbrojtës i atyre që besojnë, ndërsa mosbesimtarët, ata nuk kanë mbrojtës.
F.Mehdiu 47:11
12
All-llahu ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do ti shtijë në xhennet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e ata të cilët nuk besojnë, zbaviten dhe ngopen sikur kafshët, vendi i tyre është në zjarr!
F.Mehdiu 47:12
13
Sa e sa qytete kemi shkatërruar, shumë më të fortë se qyteti yt prej nga të përzunë, dhe s’pati kush t’u ndihmojë.
F.Mehdiu 47:13
14
Vallë, a është ai i cili ka pasqyrë të qartë për Zotin e vet si ai, të cilit, i duken të mira veprat e veta të këqia, dhe të cilët jepen pas epsheve të veta?
F.Mehdiu 47:14
15
Vallë, a thua xhenneti që u është premtuar atyre që janë të devotshëm, ku ka lumenj me ujë të pashtershëm dhe ka lumenj të ëbël e me shije të pandryshueshme; lumenj me lëngë rrushi të shijshme për ata që e pinë, edhe lumenj me mjaltë të shtrydhur, kanë pemë të llojllojshme dhe i fal Zoti i tyre, është njëlloj sikur vuajtja që i pret ata të cilët do të jenë gjithmonë në zjarr e do të shuajnë etjen me ujë që vlon, i cili do t’ua grisë zorrët!?
F.Mehdiu 47:15
16
Ka të atillë që vijnë të dëgjojnë, por sapo largohen prej teje i pyesin ata ë cilët kanë dijeni: “Çka tha ai pak më parë”? Ata janë, zemrat e të cilëve All-llahu i ka mbyllur dhe të cilët jepen pas epsheve të veta.
F.Mehdiu 47:16
17
Ata që janë në rrugë të drejtë edhe më tej do t’i udhëzojë dhe do t’i pajisë me devotshmëri.
F.Mehdiu 47:17
18
Ç’presin tjetër veçse kijametin t’i befasojë, parashenjat e tij kanë ardhur. Ç’u duhet atyre (vërejtja) kur të vijë kijameti?
F.Mehdiu 47:18
19
Dije se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut! Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret! All-llahu e di luhatshmërinë tuaj dhe vendqëndrimin tuaj.
F.Mehdiu 47:19
20
Ata që besojnë thonë: “Sikur të shpallet një sure. Kur iu shpallë sureja, ku qartë përmendej lufta, ke mund t’i shohësh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, se si të shikojnë me shikim si në agoni. Pra, për ata më mirë do të ishte
F.Mehdiu 47:20
21
Dëgjueshmëria dhe një fjalë e arsyeshme! Me që çështja është e vendosur, do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
F.Mehdiu 47:21
22
A mos edhe ju, po të kishit marrë pushtet, do të bënit shqetësime në tokë dhe do të shthurnit lidhjet tuaja familjare?
F.Mehdiu 47:22
23
Ata janë të cilët All-llahu i mallkoi dhe i bëri të shurdhër edhe të verbër.
F.Mehdiu 47:23
24
A nuk e mendojnë ata Kur’anin fare, apo në zemra kanë drynj!
F.Mehdiu 47:24
25
Ata që i akën kthyer shpinën fesë së tyre, pas që u është sqaruar rruga e drejtë, djalli i shtyri në mëkat dhe u shtiu shpresë të rrejshme.
F.Mehdiu 47:25
26
Atë e bëri nga se ata u thanë atyre të cilët nuk e pëlqejnë shpalljen e All-llahut: “Ne do t’iu përulemi në disa gjëra”, por All-llahu i di fshehtësitë e tyre!
F.Mehdiu 47:26
27
E si do të jetë atëherë kur engjujt tua marrin shpirtërat duke i rrahur fytyrës dhe shpinës së tyre!
F.Mehdiu 47:27
28
Ajo do të bëhet për shkak se ata kanë pasur atë që nxit zemërimin e All-llahut, e kanë nënçmuar pëlqimin e Tij; Ai i zhduku veprat e tyre.
F.Mehdiu 47:28
29
Mos po llogarisin zemërsëmurët se All-llahu nuk do t’i qese në shesh krimet e tyre?
F.Mehdiu 47:29
30
Të kishim dashur Ne, vërtetë, do t’i kishim treguar ty ata, dhe me siguri do t’i njihshe sipas shenjave. Ti do t’i njohësh edhe sipas mënyrës së të folurit të tyre, ndërkaq, All-llahu i di veprat tuaja.
F.Mehdiu 47:30