Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Casiye 1 / 37
1
Ha Mim
F.Mehdiu 45:1
2
Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti e i urti,
F.Mehdiu 45:2
3
Në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për besimtarët;
F.Mehdiu 45:3
4
Edhe ne të krijuarit tuaj dhe çka ka shpërndarë nga shtazët ka argumente për njerëzit që janë të bindur,
F.Mehdiu 45:4
5
Edhe në ndërrimin e ditës dhe të natës dhe çka lëshon All-llahu nga qielli prej furnizimeve që me anë të tij e ngjallë tokën, pasi të ketë vdekur, si edhe ndërrimi i erërave janë argumente për njerëzit e mençur.
F.Mehdiu 45:5
6
Ato janë argumentet e All-llahut që t’i kumtojmë saktësisht. Po cilat fjalë ata besojnë në mos fjalët e All-llahut dhe argumentet e tij?
F.Mehdiu 45:6
7
I mjeri çdo gënjeshtar, mëkatar!
F.Mehdiu 45:7
8
I dëgjon ajetet e All-llahut që po i lexohen dhe prap mohon me mendjemadhësi sikur të mos i ketë dëgjuar. Atë përgëzoje me vuajtje të turpshme,
F.Mehdiu 45:8
9
Sepse kur mëson për ndonjë ajet tonin ai tallet. Të atillët i pret dënimi poshtërues.
F.Mehdiu 45:9
10
Përpara tyre është xhehennemi dhe nuk do t’u bëjë dobi ajo që kanë fituar e as ndihmësit, që ata i kanë marrë në vend të All-llahut. Ata i pret dënim i madh.
F.Mehdiu 45:10
11
Ky është udhëzim kurse ata që i kanë mohuar argumentet e Zotit të vet i pret dënim i padurueshëm.
F.Mehdiu 45:11
12
All-llahu, me vullnetin e tij, ju ka nënshtruar detin në mënyrë që nëpër te të lundrojnë lundrat, të mundeni të kërkoni mirësitë e tij. Ndoshta jeni mirënjohës,
F.Mehdiu 45:12
13
Dhe ua ka nënshtruar çka ka në qiej dhe në tokë. E tëra është prej tij. Në kët ka argumente për njerëzit që mendojnë.
F.Mehdiu 45:13
14
Thuaj atyre që besojnë t’ua falin atyre të cilët nuk kanë shpresë në ditët e All-llahut që t’i shpërblejë njerëzit për atë që kanë bërë.
F.Mehdiu 45:14
15
Kush ka bërë mirë, ka bërë për vete, dhe kush ka bërë keq, ka bërë kundër vetes, por te Zoti juaj do të ktheheni.
F.Mehdiu 45:15
16
Izraelitëve u kemi dhënë Libër, pushtet dhe pfoetësi dhe i patëm furnizuar me ushqime të bukura, dhe i dalluam prej të gjithë popujve.
F.Mehdiu 45:16
17
Dhe u kemi dhënë argumente të qarta për fenë, mirëpo ata u përçanë tek pasi u informuan, për shkak të zilisë ndërmjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në Ditën E kijametit për atë rreth së cilës u konfrontuan.
F.Mehdiu 45:17
18
E pastaj të kemi bërë në fe, në një drejtim të caktuar, prandaj pasoje atë dhe mos paso epshet e atyre që nuk dinë,
F.Mehdiu 45:18
19
Ata assesi nuk munden të të mbrojnë aspak te All-llahu. Mizorët janë mbrojtës të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i të devotshmëve.
F.Mehdiu 45:19
20
Ky është udhërrëfyes për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë për ata që janë të bindur.
F.Mehdiu 45:20
21
Ata që bëjnë vepra të këqia e mendojnë se do t’u bëjmë njëlloj, sikur atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, jetën si vdekjen? Po sa keq gjykojnë!
F.Mehdiu 45:21
22
All-llahu i ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi dhe secili njeri do të shpërblehet sipas asaj që e ka fituar. Nuk do t’u bëhet aspak e padrejtë.
F.Mehdiu 45:22
23
A e ke parë atë i cili e ka marrë epshin e vet si zot të vetin, atë All-llahu, me dije, e ka lënë të humbur dhe e ka vulosur zemrën e tij, edhe veshët e tij, kurse para syve të tij ka vënë një grillë. Kush do ta drejtojë atë në rrugë të drejtë në mos All-llahu? A nuk mendoni pak?
F.Mehdiu 45:23
24
Ekziston vetëm jeta jonë në këtë botë, vdesim dhe jetojmë. Vetëm koha na zhdukë, thonë ata. Porse ata mu kurrgjë nuk dinë për këtë, ata vetëm imagjinojnë.
F.Mehdiu 45:24
25
Dhe kur u kumtohen ajetet Tona të qarta, e ata nuk kanë asnjë fakt, por vetëm thonë: “Sillni baballarët tanë nësejeni të sinqertë!”
F.Mehdiu 45:25
26
Thuaj: “All-llahu iu ngjallë juve, pastaj iu vdes, e pastaj në Ditën e gjykimit, do t’iu tubojë. Në këtë nuk ka aspak dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
F.Mehdiu 45:26
27
Pushteti në qiej dhe në tokë është i All-llahut! Kurse atë ditë, kur të vijë kijameti gënjeshtrat shkatërrohen.
F.Mehdiu 45:27
28
Dhe do të shohësh të gjithë popujt si gjunjëzohen. Secili popull do të thirret sipas librit të vet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë!”
F.Mehdiu 45:28
29
Ky libër ynë do t’ua thotë të vërtetën, ngase ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’keni punuar.
F.Mehdiu 45:29
30
Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira Zoti i tyre do t’i shpjer në mëshirën e vet. Ai është sukses i dukshëm.
F.Mehdiu 45:30