Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Zuhruf 1 / 89
1
Ha Mim
F.Mehdiu 43:1
2
Pasha Librin e qartë!
F.Mehdiu 43:2
3
Ne e kemi bërë atë Kur’an në gjuhën arabe, ndoshta e kuptoni.
F.Mehdiu 43:3
4
Dhe ai është te Ne, shumë i çmueshëm, plot urtësi në Librin kryesor,
F.Mehdiu 43:4
5
A thua të heqim dorë e të mos ua shpallim vetëm përse e teproni në vepra të këqija?
F.Mehdiu 43:5
6
Po sa profetër u kemi dërguar popujve të mëparshëm!
F.Mehdiu 43:6
7
Dhe asnjë profet nuk u ka ardhur e ata të mos jenë tallur.
F.Mehdiu 43:7
8
Prandaj, i kemi shfarorus ata që kanë qenë më të fortë se këta, e janë përmendur shembujt e popujve të mëparshëm.
F.Mehdiu 43:8
9
Në qoftë se i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Ata i ka krijuar i forti, i gjithëfuqishmi”.
F.Mehdiu 43:9
10
I cili ua ka bërë tokën djep dhe nëpër te u ka bërë rrugë, ndoshta do të merrni të mbarën.
F.Mehdiu 43:10
11
Ai, i cili lëshon nga qielli ujin me masë, dhe, me të kthejmë në jetë vendin e vdekur. Ashtu do të dilni edhe ju (nga varri).
F.Mehdiu 43:11
12
I cili krijon çifte të çdo lloji dhe ju bën të mundshme të udhëtoni me lundra dhe kafshë,
F.Mehdiu 43:12
13
Që të vendoseni mbi ta dhe që të kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj e të thuani: “Qoftë lavdëruar ai i cili na i ka nënshtruar këta. Ne këtë nuk do të mund ta bënim.
F.Mehdiu 43:13
14
Dhe en me siguri do të kthehemi te Zoti ynë”.
F.Mehdiu 43:14
15
Kurse ata, nga robërit e Tij i shpifin Atij fëmijë. Njeriu është, njëmend, mohues i hapët.
F.Mehdiu 43:15
16
Vall, të marrë prej atyre që i krijon vetë vajza, kurse juve t’iu shpërblejë me djem?
F.Mehdiu 43:16
17
Dhe kur ndonjërit prej tyre i japin lajmin e gëzuar për atë (se i ka lindur vajzë) që ia ka shpifur të mëshirshmit, fytyra e tij mrrolet, nxihet dhe shtanget.
F.Mehdiu 43:17
18
A thua ata që rriten në stoli dhe që janë të pavendosur në kunëdrshtim (luftim).
F.Mehdiu 43:18
19
Ata, engjujt, të cilët janë robër të gjithmëshirshmit, i trajtojnë si femra. A kanë prezentuar në krijimin e tyre? Dëshmitë e tyre do të shkruhen, kurse ata do të merren në pyetje.
F.Mehdiu 43:19
20
“Sikur të kish dashru i Mëshirshmi – thonë ata – ne nuk do t’i adhuronim!” Ata nuk dinë kurrgjë për këtë, vetëm gënjejnë.
F.Mehdiu 43:20
21
A mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër para tij (Kur’anit) dhe i përmbahen atij?
F.Mehdiu 43:21
22
Jo, por thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi drejtuar gjurmëve të tyre”.
F.Mehdiu 43:22
23
Dhe ja kështu, Ne përpara teje në asnjë vendbanim nuk kemi dërguar profet, e ata, të cilët kanë çuar jetë luksoze, të mos thonë: “Kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe ne ecim gjurmëve të tyre”.
F.Mehdiu 43:23
24
“A edhe atëherë – do të thotë ai – kur unë ju sjell diçka më të mirë se ajo ku i keni gjetur të parët tuaj?” “Ne, do të thonë ata, nuk besojmë në atë që dërgohet me anën tuaj”.
F.Mehdiu 43:24
25
Dhe ne ata i kemi dënuar, andaj shih si kanë përfunduar përgënjeshtarët.
F.Mehdiu 43:25
26
Por kur Ibrahimi i tha babait të vet, edhe popullit të vet: “Unë heq dorë prej atyre që i adhuroni ju,
F.Mehdiu 43:26
27
Përveç atij, i cili më krijoi, sepse Ai edhe do të më drejtojë në rrugë të drejtë”.
F.Mehdiu 43:27
28
Dhe ai e bën atë fjalë të përjetshme për pasardhës të vet. Ndoshta do të kthehen!
F.Mehdiu 43:28
29
Kurse unë u kam lejuar këtyre si edhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u ka ardhur haptas e vërteta dhe Profeti.
F.Mehdiu 43:29
30
Por kur u erdhi atyre e vërteta thanë: “Kjo është magji dhe ne këtë e mohojmë”.
F.Mehdiu 43:30