2
Shpallja është nga i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti.
3
Libri, ajetet e të cilit janë shkoqitur në Kur’an, në gjuhën arabe, është për njerëzit që dinë,
4
Sihariq dhe vërejtje, por prapëseprapë shumica prej tyre ia kthyen shpinën. Ata nuk dëgjojnë.
5
“Zemrat tona – thonë ata – janë të izoluara prej asaj që na thërret ti, dhe jemi të shurdhër për atë, ndërsa ndërmjet nesh dhe teje ka një grile (perde), por ti puno se edhe ne do të punojmë”.
6
Thuaj: “Unë jam një njeri sikurse edhe ju, që më shpallet se Zoti juaj është vetëm një Zot, prandaj jini korrekt ndaj Tij dhe kërkoni falje! Mjerë politeistët!
7
Ata të cilët nuk japin zeqatin. Të gjithë ata nuk besojnë në botën tjetër.
8
Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim, shpërblehen vazhdimisht”.
9
Thuaj: “A, me të vërtetë, ju mohoni Atë i cili ka krijuar tokën për dy ditë, madje i bëni edhe shok?! Ai është Zot i botërave!”
10
Ai nëpër të, përmbi, ka bërë kodra të palëvizshme, i ka bekur edhe prodhimet e saj i ka bërë për katër ditë – sqarim për ata që pyesin.
11
Pastaj vazhdon ngritja e qiellit kur ishte mjegullinë, dhe i tha atij edhe tokës: “Qasuni me dëshirë a me dhunë!” “Po qasemi me gjithë dëshirë”, thanë ata të dy.
12
Dhe i krijoi për dy ditë shtatë qiej, dhe u shpalli se çka do të gjendet në secilin qiell. Kurse qiellin më të afërt e zbukuruam me yje të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit të Gjithdijshmit.
13
Dhe në qoftë se kthejnë shpinën, thuaju! “U tërheq vërejtjen me një vetëtimë, si vetëtima e Adit dhe Themudit,
14
Kur u vinin profetët nga të gjitha anët “Mos adhuroni askë përpos All-llahut!” “Po të kish dashur Zoti ynë – thonë ata – ai do t’i dërgonte engjujt, ne nuk besojmë në atë që dërgon përmes teje”.
15
Ad u rrit mendësh në tokë pa të drejtë dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e kanë parë se All-llahu, i cili i ka krijuar, është më i fortë se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan.
16
Prandaj, ne dërguam kundër tyre erën e akullt, në ditët e fatkeqësisë që ta shijojnë vuajtjen e turpshme qysh në këtë botë, kurse vuajtja në botën tjetër do të jetë, me siguri, më e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmojë.
17
Edhe Themudin e drejtuam në rrugë të drejtë, por ata e deshtën më shumë verbërinë, përkundër rrugës së drejtë, prandaj i përfshiu rrëmuja e dënimit të turpshëm, sipas asaj që e kishin fituar.
18
Por i shpëtuam ata të cilët kanë besuar dhe janë ruajtur.
19
Ndërsa, atë ditë, kur armiqtë e All-llahut do të mblidhen në zjarr, ata do të frenohen
20
Që të vijnë aty e të dëshmojnë kundër tyre: veshët e tyre, sytë e tyre edhe lëkurët e tyre për atë se ç’kanë punuar.
21
“Pse dëshmuat kundër nesh”? do t’u thonë lëkurëve të veta. Ata do të përgjegjen: “All-llahu i cili i ka dhënë aftësi për të folur çdo sendi, edhe neve na ka bërë që të flasim. Ai iu krijoi edhe juve herën e parë dhe te Ai po ktheheni.
22
Ju nuk keni mundur të fshiheni që të mos dëshmojnë kundër jush veshët e tuaj dhe sytë tyaj, si edhe lëkurët tuaja, por keni menduar se All-llahu nuk do të dijë për shumë gjëra që i keni bërë.
23
Dhe ai mendim i juaji, që keni menduar për Zotin tuaj, u ka shkatërruar dhe tani jeni nga të humburit”.
24
Pra, nëse qëndrojnë, vendbanimi i tyre është zjarri por nëse kërkojnë mëshirë, kërkesa e tyre nuk merret parasysh.
25
Ne u kemi imponuar shokë që ua kanë zbukuruar të tashmen dhe të pastajshmen, dhe ndaj atyre është zbatuar fjala për dënim) për popujt, exhinët dhe njerëzit, të cilët kanë qenë para atyre. Me të vërtetë ata janë të humbur.
26
Ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an por bëni zhurmë, ndoshta e mposhtni!”
27
Prandaj ne gjithsesi do të bëjmë që mosbesimtarët të shijojnë dënim të tmerrshëm dhe do t’i shpërblejmë me më të keqën që e kanë bërë.
28
Ai është shpërblim i armiqve të All-llahut, zjarri. Ata do të kenë aty shtëpinë e përhershme, si shpërblim që i kanë mohuar argumentet tona.
29
Kurse mosbesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata dy, nga njerëzit dhe exhinët që na kanë humbur, t’i vëmë nën këmbët tona, le të jenë nga më të poshtërit”.
30
Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjujt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzohuni xhennetit që u është premtuar.
Sonraki 24 ayet →