2
Shpallje e Librit është nga All-llahu, i forti dhe i gjithdijshmi,
3
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, i cili dënon rënd dhe posedon mirësi; nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Te Ai është kthimi.
4
Mbi argumentet e All-llahut diskutojnë vetëm ata që i mohojnë, pra aty assesi mos të mashtrojnë bredhjet e tyre nëpër botë.
5
Përgënjeshtroi edhe populli i Nuhit, para atyre si edhe aleatët pas tyre. Secili popull është përpjekur që ta rrëmbejë profetin e vet dhe është munduar që me gënjeshtra të heshtin të vërtetën, prandaj unë e kam dënuar, ani me çfarë dënimi se!
6
Dhe ashtu do të zbatohet fjala e Zotit tënd kundër atyre që mohojnë, se ata janë banorë të zjarrit.
7
Ata (engjujt) të cilët mbajnë arshin edhe ata që janë rreth tij lartësojnë dhe lavdërojnë Zotin e vet, i besojnë Atij dhe e lusin t’i falë besimtarët. “O, Zoti ynë, Ti përthekon çdo gjë me mëshirën dhe dijenin tënde; prandaj fali ata, të cilët janë penduar dhe shkojnë rrugës tënde, dhe ruaji nga dënimi i zjarrit”!
8
O, Zoti ynë, shpiej ata në kopshte të Adnit që ua ke premtuar edhe kush ka qenë i mirë nga prindërit e tyre, gratë e tyre edhe pasardhësit e tyre. Ti je, me të vërtetë, i fortë i urtë.
9
Dhe ruaji prej veprave të këqia, sepse, atë që atë ditë Ti e ke ruajtur nga veprat e këqia, Ti e ke mëshiruar, e ajo është njëmend sukses i madh!”
10
Atyre që mohojnë, do t’u thuhet: “Urrejtja e All-llahut është, vërtetë, më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, sepse u thirrët në besim, por ju mohuat”.
11
“O, Zoti ynë, - do të thonë ata: - dy herë na ke vdekur e dy herë na ke ngjallur, ne pranojmë mëkatet tona, por a ka ndonjë rrugëdalje?”
12
“Ajo është për shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetëm, ju keni mohuar, e nëse i bëhej atij shok, i keni besuar, por vendimi është në duar të All-llahut të lartmadhërishmit”.
13
Ai është i cili tregon argumentet e veta dhe ju lëshon furnizim nga qielli, por mësim merr vetëm ai që i drejtohet atij.
14
Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet në fenë e tij, edhe pse mosbesimtarëve nuk u pëlqen.
15
Në shkallë të lartë, sundues i gjithësisë, shpallë fjalët e veta kujt të dojë nga njerëzit e vet t’u tërheqë vërejtjen për Ditën e Takimit,
16
Në ditën kur ata do të paraqiten, kur për All-llahun nuk ka asgjë sekrete lidhur me ata; i kujt është pushteti sot? I All-llahut, të vetmit fuqiplotë.
17
Sot do të shpërblehet secili sipas meritës. Sot nuk ka padrejtësi! All-llahu, me siguri, llogarit shpejt.
18
Dhe tërhiqjau vërejtjen për ditën e afërme kur t’u vijnë zemrat në fyt për mosbesimtarët nuk ka mik as ndërmjetësues që përfillet.
19
Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin krahërorët.
20
All-llahu gjykon me drejtësi, kurse ata të cilëve u falen, në vend të All-llahut, nuk gjykojnë me asgjë. Pa dyshim All-llahu është ai që dëgjon dhe sheh çdo gjë.
21
A nuk ecin nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe kanë lënë përmendore në tokë, por All-llahu i dënoi ata për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat kush t’i mbrojë nga dënimi i All-llahut.
22
Ajo (i gjet) për shkak se mohuan argumentet e qarta, të cilat të dërguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i përfshiu me dënim. Ai është, me të vërtetë, i fortë, dënimkeq.
23
Ne Musaun e kemi dërguar me mrekullitë tona dhe argumente të qarta.
24
Te Faraoni dhe Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Është magjistar dhe rrenacak”!
25
Por kur ua solli ai të vërtetën nga ana jonë, thanë: “Vrisni djemtë atyre të cilët besojnë atij dhe lini të jetojnë femrat e tyre!” Por dredhitë e mosbesimtarëve shpiejnë vetëm në humbje.
26
Dhe Faraoni tha: “Ma leni mua ta mbys Musaun e ai le të thërras Zotin e vet: Unë kam frikë se po ua ndërron fenë tuaj ose po shkakton turbullira në tokë”,
27
Kurse Musa tha: “Unë lus Zotin tim dhe Zotin tuaj të më mbrojë prej çfarëdo mendjemadhi që nuk beson në ditën kur jepet llogari!”
28
Por një njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehtë besimin e vet, tha: “A vetëm përse po thotë Zoti im është All-llahu, ta mbytni njeriun! Atë që u ka sjellë argumente të qarta nga Zoti juaj? Nëse është rrenacak, rrena e tij është kundër atij, por nëse flet të vërtetën, atëherë do t’u godis, të paktën diçka prej asaj që premton. All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra.
29
O populli im, sot juve ju takon pushteti në tokë, haptazi por kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut, nëse na përfshinë? Ndërsa Faraoni tha: “Ju tregoj vetëm atë që shoh dhe nuk ju shpie në tjetër rrugë veçse në rrugë të drejtë”.
30
Ndërsa ai besimtari tha: “O populli im, unë, njëmend, frikësohem për ju mos ju ndodhi edhe juve diçka si popujt e mëparshëm,
Sonraki 30 ayet →